Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

SHBA-Kore e Veriut, palët rrezikojnë të bien pre e retorikës

9 vjet ago
in Të Gjitha
SHBA-Kore e Veriut, palët rrezikojnë të bien pre e retorikës

Miodrag Soric/ Donald Trump kërcënon Korenë e Veriut me “zjarr, zemërim dhe fuqi”, si bota nuk e ka parë ndonjëherë. Pse nuk duhet që bota t’i shohë këto fjalë të këtij presidenti -si shumë të tjera- si fjalë boshe? Si njoftime të reja të një politikani të vetëdashuruar, por që në fund pasohen nga veprat? Përgjigjja: Sepse kjo luftë verbale në fund mund të shkallëzohet deri në një përplasje ushtarake, me pasoja fatale për miliona njerëz. Ky nuk do të ishte konflikti i parë, që fillon me gjeste kërcënuese, por që del nga kontrolli në një moment të caktuar e kalon në një luftë shkatërruese.

Kryekomandanti i ushtrisë më të fuqishme të botës

Presidenti amerikan është kryekomandati i ushtrisë më të fuqishme të botës. Pikërisht për këtë fakt ai duhet t’i zgjedhë me shumë kujdes fjalët dhe kërcënimet e këtij lloji t’i bëjë vetëm atëherë, kur është edhe i gatshëm të godasë me mjete ushtarake, por kujdesi, përllogaritja, racionaliteti dhe vetëpërmbajtja nuk janë tipare karakteristike të këtij presidenti. Për fat të keq! Sepse ai nuk e ruan gjakftohtësinë. Përkundrazi është njeri gjaknxehtë dhe bën politikë nisur nga emocionet, është impulsiv, nuk ka durim, e për këtë arsye është i rrezikshëm. Pikërisht për këto arsye, kështu tha presidenti Obama, i papërshtatshëm për të qenë kryekomandanti i forcave të armatosura amerikane.

Por votuesi amerikan vendosi ndryshe. Çdo shpresë që Donald Trumpin do ta formësojë posti, që do të veprojë e formulojë me kujdes ndërkhë është shuar. Fjalët e Trumpit drejtuar qeverisë koreanoveriore e vërtetojnë edhe njëherë këtë.

Me kërcënimin e presidentit vihet në lojë besueshmëria e vendit. Nëse Uashingtoni do të lëshonte pe, gjë që do të ishte e arsyeshme, këtë do ta shënonin në regjistër kandidatë të tjerë dhe kundërshtarë të Amerikës. Nëse u jepej rasti, ata do të ndiqnin shembullin e Koresë së Veriut, dhe po ashtu do t’i hakërroheshin SHBA-së. Për pasojë, kjo nënkupton që tani Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin kokën e tregonin dobësi para një regjimi kriminal si ai i Koresë së Veriut. E megjithatë nuk duhet që zhvillimet e tanishme të përfundojnë në një luftë, që do ta çonte të gjithë vendin në katastrofë, raporton DW.

Ky konflikt mund të çtensionohet, vetëm nëse të dyja palët tërhiqen. Ose nëse një ndërmjetësues i ndershëm ndihmon që situata të mos shpërthejë. Të dyja mungojnë tani. As SHBA dhe as Koreja e Veriut nuk duan të lëshojnë pe. Ndërmjetësues të mundshëm si Kina apo Rusia bëjnë lojën e tyre. Vërtet që Pekini dhe Rusia janë kundër që armët atomike të jenë në duart e një regjimi si ai i Kimit, por ato kanë më shumë frikë nga zgjerimi i influencës amerikane, nëse ky diktator bie. Kështu gjendja e status-quo-së me një regjim stalinist është në interesin e tyre.

Kush i bën llogaritë gabim në fund?

Por duket qartë Trump që nuk do ta pranojë këtë. Ai kërkon çarmatimin e Koresë së Veriut, por këtë-për momentin-mund ta bëjë vetëm me dhunë. Lidershipi koreanoverior nga ana tjetër bën llogari se Trump në fund nuk do të jetë i gatshëm për luftë dhe e zhvillon më tej armatimin. Ky regjim beson, se vetëm me zotërimin e armëve atomike mund të garantojë mbijetesën në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Një gjendje e rrezikshme e një qorrsokak, ku në fund të dyja palët mund t’i bëjnë llogaritë gabim. Trump është i zhgënjyer, sepse programi i tij qeverisës vërtet që nuk po ecën përpara, partia e tij po e lë në baltë dhe përkrahësit e tij prej kohësh janë të zhgënjyer.

…E nuk do të ishte lufta e parë që shpërthen jashtë vendit, për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme.

Tags: DonaldKim Jong unkoreja e veriutSHBATrump

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Javën e ardhshme mblidhet Kuvendi, Kosova në pritje të qeverisë së re

Zgjidhja e ngërçit politik në Kosovë nuk duket në horizont

Facebook rivalizon Netflix dhe platformat tjera

Facebook rivalizon Netflix dhe platformat tjera

U dënua për mjekim të gabuar, bëri vetëm 3 ditë burg, por mjeku u rikthye në punë

U dënua për mjekim të gabuar, bëri vetëm 3 ditë burg, por mjeku u rikthye në punë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Ekstradohet në Shqipëri Aleks Ndreka, pjesë e grupit kriminal dhe “siguruesi” i kushteve
Aktualitet

Ekstradohet në Shqipëri Aleks Ndreka, pjesë e grupit kriminal dhe “siguruesi” i kushteve

by mirseda
11:38 | 09/04/2026
0

Policia e Shtetit/Vijon si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The Wanted”....

Balla-Tabakut: Akuza për largim nga salla dhe për shkelje nga Kushtetuesja

Balla-Tabakut: Akuza për largim nga salla dhe për shkelje nga Kushtetuesja

10:43 | 09/04/2026
Nis seanca plenare në Kuvend, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës

Nis seanca plenare në Kuvend, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës

10:25 | 09/04/2026
Aksident në Vlorë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

Aksident në Vlorë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

10:01 | 09/04/2026
Armëpushimi sjell ‘qetësi të përkohshme’ për iranianët

Armëpushimi sjell ‘qetësi të përkohshme’ për iranianët

09:29 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com