Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, Gjykata e Lartë vendos për taksat e presidentit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA, Gjykata e Lartë vendos për taksat e presidentit

Gjykata e Lartë e SHBA e bëri të qartë të enjten se një prokuror i qytetit të Nju Jorkut ka të drejtë të shikojë të dhënat financiare të Presidentit Donald Trump, por vendosi të mos lejojë, të paktën tani për tani, që Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët, të marrë të dhëna të ngjashme financiare.

Të dyja vendimet, të marra me shtatë vota pro dhe dy kundër, ishin hartuar nga kreu i Gjykatës së Lartë John Roberts.

Njëri vendim nënkupton se kërkesa e bërë në adresë të firmës së kontabilitetit Mazars LLP, e përdorur nga Presidenti Trump, që ajo t’i dorëzojë një jurie të madhe dokumentet e ndryshme financiare të Presidentit, si pjesë e një hetimi kriminal, duhet të zbatohet.

Por Gjykata e Lartë la mënjanë vendimin e rëndësishëm nëse tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve mund të marrin gjithashtu, kundrejt kërkesës zyrtare, dokumentet financiare të Presidentit Trump.

Ajo praktikisht rrëzoi vendimet e gjykatave më të ulëta që përcaktonin se disa komisione të kongresit të drejtuara nga demokratët kanë të drejtë të marrin dokumentete financiare të presidentit.

Gjykata e Lartë ua ktheu këtë çështje gjykatave më të ulëta për rishqyrtim, gjë që shënon një fitore të përkohshme për Presidentin Trump.

Presidenti Trump, i cili nuk ka ndjekur praktikën e kandidatëve të tjerë presidencialë, duke refuzuar të bëjë publike dokumentet tatimore gjatë fushatës së vitit 2016, është përpjekur të bllokojë publikimin e dokumenteve të tij financiare.

Disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kishin kërkuar të dhëna për këto dokumente nga dy banka, Capital One dhe Deutsche Bank, si dhe nga firma e kontabilitetit Mazars USA.

ÇËSHTJA KRYESORE, NDARJA E PUSHTETEVE

Çështja kryesore që shqyrtuan gjyqtarët kishte të bënte me ndarjen e pushteteve midis degëve të qeverisë federale dhe kompetencave të Kongresit për të hetuar një president.

Avokati i zotit Trump, Patrick Strawbrige, tha gjatë argumentimit të çështjes në muajin maj se kërkesat për dokumentet financiare nuk i shërbenin ndonjë qëllimi me rëndësi dhe se ligjvënësit nuk duhet të kenë autoritet të pakufizuar për të hetuar një president.

Ndërkaq, disa gjykata të nivelit më të ulët Nju Jork dhe Uashington dhanë vendime kundër Presidentit Trump në çështjen e kërkesës për dokumentet financiare.

Gjyqtari Jon O. Newman i Gjykatës së Apelit për Qarkun e Dytë të Nju Jorkut shkruante:

“Interesat e komisionevetë Kongresit për të ushtruar funksionet e tyre kushtetuese dhe legjislative janë një interes publik shumë më i rëndësishëm se çfarëdo interesi tjetër …”.

Jay Sekulow, një tjetër avokat i zotit Trump, argumentoi para Gjykatës së Lartë në muajin maj se presidenti gëzon “imunitet të përkohshëm kushtetues” nga ndjekja penale gjatë kohës që shërben në detyrë dhe se prokurori i qarkut të Nju Jorkut nuk ka asnjë autoritet për të hetuar zotin Trump.

Carey Dunne, këshilltar i përgjithshëm për prokurorin e qarkut të Manhatanit, tha se presidentët, ndërsa gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, ata nuk përjashtohen nga kërkesat që të dorëzojnë dokumente.

Për më tepër tha zoti Dunne, të dhënat që kërkon zyra e tij i takojnë periudhës përpara mandatit të Presidentit Trump dhe nuk mbrohen nga privilegji ekzekutiv.

“Ekziston një rrezik që presidentët amerikanë dhe palë të treta pa dashje të dalin mbi ligjin”, tha ai.

Gjykata e Larta e ka trajtuar edhe në të kaluarën çështjen nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për dokumente.

Në vitin 1973, gjykata vëndosi njëzëri kundër Presidentit Richard Nixon në çështjen që lidhej me dorëzimin e regjistrimeve audio të Shtëpisë së Badhë tek një prokuror special.

Gjykatësit po ashtu morën një vendim të njëzëshëm kundër Presidentit Bill Clinton në vitin 1997, duke lejuar një proces gjyqësor në ngarkim të presidentit për ngacmim seksual.

Gjatë argumenteve me gojë në muajin maj, të nëntë gjyqtarët lanë shumë pak të kuptohet se çfarë ane do të mbajnë për çështjet e ngritura para tyre.

Ndërsa vendimet e gjykatës së ulët kundër zotit Trump erdhën mes procesit për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësuesve nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe abuzim pushteti, akuza për të cilat Senati e nxori të pafajshëm, vendimi i Gjykatës së Lartë vjen ndërsa vendi është vetëm pak muaj para se të vendosë nëse do të rizgjedhë zotin Trump për një mandat të dytë presidencial, apo rivalin e tij, ish Zëvendës Presidentin Joe Biden. /Voa

Tags: gjykata e larteSHBAtaksa

TË LIDHURA

Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…
Bota

Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…

09:09 | 26/11/2025
Femicidi shpallet si krim më vete në Itali! Ligji: Burg të përjetshëm, pa marrë parasysh rrethanat
Bota

Femicidi shpallet si krim më vete në Itali! Ligji: Burg të përjetshëm, pa marrë parasysh rrethanat

09:02 | 26/11/2025
Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin
Bota

Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

21:12 | 25/11/2025
Next Post
Gjermania e prerë: Keqardhje që reforma zgjedhore nuk është miratuar ende

Gjermania e prerë: Keqardhje që reforma zgjedhore nuk është miratuar ende

Çiklizmi shqiptar nis aktivitetet pas izolimit nga pandemia

Çiklizmi shqiptar nis aktivitetet pas izolimit nga pandemia

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..
Aktualitet

“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..

by mirseda
11:04 | 26/11/2025
0

Një konflikt që dyshohet se ka nisur fillimisht në rrjetet sociale mes adoleshentëve përfundoi në sherr masiv...

“Sot humbëm jo vetëm një artist”, aktorë dhe këngëtarë reagojnë pas vdekjes së papritur të Shpatit

“Sot humbëm jo vetëm një artist”, aktorë dhe këngëtarë reagojnë pas vdekjes së papritur të Shpatit

11:01 | 26/11/2025
Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

10:50 | 26/11/2025
Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’

Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’

10:45 | 26/11/2025
GJKKO pranon kërkesën e SPAK,nis gjykimin për kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë dhe ndërtuesin

GJKKO pranon kërkesën e SPAK,nis gjykimin për kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë dhe ndërtuesin

10:32 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com