Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 miliardë dollarësh në fushën e energjisë

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 miliardë dollarësh në fushën e energjisë

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan të mërkurën në Uashington marrëveshjen e programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit, përmes së cilës pritet të investohen mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë. 202 milionë do të sigurohen nga qeveria amerikane.

Marrëveshja, e cila sipas zyrtarëve të Kosovës, është investimi më i madh që do të bëhet në sektorin energjitik në 40 vitet e fundit u nënshkrua nga Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli Berisha dhe Shefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes.

“Është një marrëveshje tejet e rëndësishme, një mbështetje e jashtëzakonshme e SHBA-së për Republikën e Kosovës që edhe njëherë e vulos partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, tha për Zërin e Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për Zërin e Amerikës, vlerësoi se në kohën e krizës globale energjitike për shkak të sulmit rus në Ukrainë dhe inflacionit që pasoi dhe “në kohën kur Kosova nuk arrin që me prodhimin e saj në stinën e dimrit të mbulojë konsumin…nuk kemi mundur të paramendojmë një marrëveshje më të mirë sesa kjo që bëmë tani me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit”.

Zonja Albright tha se puna me Kosovën ka filluar para disa vitesh në programin përmes së cilit Kosova do të ndihmohet tej mase në sektorin energjetik.

“Në të gjitha nivelet është një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Republikën e Kosovës. Qeveritë dhe të dyja shtetet janë miq shumë të mirë dhe kjo marrëveshje është burim krenarie për të gjitha palët e përfshira”, tha zonja Albright për Zërin e Amerikës.

Qëllimi i ndihmës financiare amerikane është të sigurohet pavarësia e sektorit të energjisë në Kosovë, duke u përqëndruar në ruajtjen e energjisë elektrike për periudha kur nevoja është më e madhe, sidomos në kohë dimri. Projekti po ashtu ka për qëllim edhe rritjen e burimeve njerëzore, sidomos trajnimi i grave dhe punësimi i tyre në sektorin energjitik të Kosovës, një fushë që kryesisht dominohet nga burrat.

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli Berisha i tha Zërit të Amerikës se derdhja e fondeve do të nisë të bëhet pasi Kosova të bëjë disa ndryshime ligjore, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes.

Marrëveshja e nënshkruar të mërkurën në Uashington pritet të ratifikohet të enjten në Kuvendin e Kosovës. /VOA

Tags: energjiakosovaSHBA

TË LIDHURA

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

19:46 | 11/07/2025
Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Next Post
Shkresa e AIDSSH për I.M. si letra anonime e Enverit për Mehmetin

Shkresa e AIDSSH për I.M. si letra anonime e Enverit për Mehmetin

Mbështetësit e Muqtada al-Sadr sulmojnë ndërtesën e Parlamentit në Bagdad

Mbështetësit e Muqtada al-Sadr sulmojnë ndërtesën e Parlamentit në Bagdad

Pandemia/U raportuan 4 raste të reja, Kina mbyll qytetin me më shumë se një milion banorë

Pandemia/U raportuan 4 raste të reja, Kina mbyll qytetin me më shumë se një milion banorë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com