Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

SHBA-BE: Përpjekje e re për një marrëveshje Kosovë-Serbi për reciprocitet

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA-BE: Përpjekje e re për një marrëveshje Kosovë-Serbi për reciprocitet

I dërguari amerikan dhe ai evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Escobar dhe Lajçak zhvillojnë bisedime dyditore në Kosovë dhe Serbi në përpjekje për të siguruar një marrëveshjeje të reciprocitetit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po bëjnë përpjekje në Prishtinë dhe Beograd për të siguruar një marrëveshje për reciprocitetin në lidhje me targat e automjeteve dhe dokumentet e udhëtimit. Për këtë arsye në Prishtinë dhe më pas në Beograd qëndrojnë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i ngarkuari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. I ngarkuari amerikan takoi mbrëmë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa  pasditen e së mërkurës së bashku me Lajçak, takojnë kryeministrin Kurti dhe udhëheqësit e opozitës në vazhdën e përpjekjeve për të shënuar përparim drejt një marrëveshjeje që do të shmangte tensionet në terren, sidomos në veriun e Kosovës.

Në një njoftim nga zyra e presidentes thuhet, se “me zotin Escobar, presidentja Osmani diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit, me theks të veçantë në veriun e Kosovës. “Presidentja ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.” Sipas Presidentes Osmani, “institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe çdo vendim i tyre, reflekton frymën kushtetuese të vendit dhe vlerat demokratike”. Prioritet i institucioneve të Kosovës është zbatimi i ligjit dhe në këtë kontekst vendimet e institucioneve të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe nuk drejtohet kundrejt asnjë komuniteti, theksohet në njoftimin e presidentes Osmani.

Vuçiç: Serbia serioze për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën aktuale

Vizita në Kosovë e të ngarkuarit amerikan dhe atij evropian për dialogun, Escobar dhe Lajçak, pason takimin e javës së shkuar në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku nuk u arrit asnjë pajtim, por u tha se përpjekjet vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se “Serbia është serioze për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën aktuale të shkaktuar”,  siç tha ai “nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës”. Sipas zyrës së presidencës serbe, Vuçiq i ka thënë ambasadorit Hill, “se është e rëndësishme që Prishtina t’i përmbahet marrëveshjes që forcat speciale të policisë, të mund të lëvizin në veri të Kosovës vetëm me pëlqimin e KFOR-it dhe kryetarëve të katër komunave veriore ku jetojnë serbët.

Nga ana e tij, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se “Serbia shkoi e përgatitur në raundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi që u mbajt në Bruksel më 18 gusht, ndërkohë që sipas tij, palët e tjera që nuk përmendi emra,  “nuk ishin të përgatitur që të flasin për specifika”. “Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. E dinin se për çfarë do të flisnin, çfarë ishte e rëndësishme. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika”, tha ambasadori Hill, gjatë një interviste për medien në Beograd, N1. Sipas tij, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja po tentohen të bëhen dy gjëra: adresimi i çështjeve urgjente, përkatësisht vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për targat dhe dokumentet serbe dhe adresimi i çështjeve, siç tha, të rëndësishme.

Dialog i brendshëm me serbët e Kosovës

Në Prishtinë në një studim të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të përqendrohen në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila do të zgjidhte të gjitha çështjet teknike. “Deri tani kemi parë që dialogu mbi çështjet teknike nuk ka sjellë rezultatet e pritura prandaj është e nevojshme që Kosova dhe Serbia të diskutojnë lidhur me marrëveshjen finale. Në këtë aspekt ka një vullnet politik nga ana e palës së Kosovës që të diskutohen elementet e marrëveshjes finale, por si duket ka hezitim nga pala serbe që dialogu të shkoj drejt marrëveshjes finale, kjo mund të jetë edhe për arsye që kërkesa si e SHBA-ve dhe BE-së është që marrëveshja finale të ketë në qendër njohjen reciproke e prandaj kemi një hezitim nga pala serbe që të diskutohet për këtë marrëveshje”, thuhet në studim.

Sipas raportit të Institutit Demokratik, qeveria e Kosovës nga ana tjetër, “duhet të shtyjë përpara edhe idenë për dialog të brendshëm me serbët e Kosovës, në mënyrë që të shmangen paqartësitë dhe dezinformatat sikurse në rastin e reciprocitetit me dokumentet e identifikimit dhe targat e automjeteve”. Në raportin me titull “Dialogu Kosovë-Serbi, një hap para, tre mbrapa” thuhet se “mungesa e vullnetit politik për të ecur përpara drejt marrëveshjes përfundimtare, do të vazhdojë të reflektohet në terren, duke mbajtur një situatë të paqëndrueshme që prodhon herë pas here tensione”.

Ajo që dihet është se, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se qeveria e tij me datën 1 shtator zbaton vendimin e reciprocitetit për targat e makinave dhe dokumentev të udhëtimit të Serbisë. Dy emisarët e dialogut, Escobar dhe Lajçak, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, nga Prishtina, nesër udhëtojnë për në Beograd, ku autoritetet e atjeshme pas takimeve me listën ‘Srpska’, kanë deklaruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje kompromisi, “përfaqësuesit e serbëve, do të largohen nga institucionet e Kosovës”. “Së pari ne politikanët, e pastaj të gjithë me radhë, edhe prokurorët, edhe gjyqtarët, edhe policia”, ka deklaruar Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, dhe në këtë mënyrë sipas tij, “do të ketë një shpërbërje totale të dialogut të Brukselit”.  /DW

Tags: bekosoveserbiSHBA

TË LIDHURA

Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar
Rajoni

Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar

09:15 | 25/09/2025
Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim
Rajoni

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

14:52 | 24/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës
Rajoni

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Next Post
Gjykata e Lartë me 13 anëtarë/Ambasadorja Yuri Kim: Hap i madh përpara për Reformën në Drejtësi

Hetimi i Metës, Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin!

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, Kushi prezanton drejtorin e ri

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, Kushi prezanton drejtorin e ri

Kurti: Serbia mohon me paturpësi gjenocidin në Srebrenicë

Kurti: Targat KS nuk kthehen, reciprocitet për dokumente

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Japin dorëheqjen 5 kryetarë të Njësive Administrative në Durrës, zëvendësohen 4 prej tyre
Aktualitet

Japin dorëheqjen 5 kryetarë të Njësive Administrative në Durrës, zëvendësohen 4 prej tyre

by mirseda
12:23 | 26/09/2025
0

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, japin dorëheqjen edhe 5 kryetarë të tjerë të Njësive Administrative në...

U përplas me kamionin, treni që transportonte benzinë del nga shinat dhe shpërthen në flakë

U përplas me kamionin, treni që transportonte benzinë del nga shinat dhe shpërthen në flakë

12:15 | 26/09/2025
PD paditi “Diellën”, hidhet shorti për relator në Gjykatën Kushtetuese

PD paditi “Diellën”, hidhet shorti për relator në Gjykatën Kushtetuese

12:12 | 26/09/2025
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023

Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023

12:05 | 26/09/2025
Parandalohet krimi/ “Do të vras!”, dhunoi bashkëfshatarin dhe e ndoqi me sëpatë në dorë, arrestohet autori

Parandalohet krimi/ “Do të vras!”, dhunoi bashkëfshatarin dhe e ndoqi me sëpatë në dorë, arrestohet autori

12:03 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com