Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Sfidat e mëdha që ka përpara qeveria e Albin Kurtit

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Kosovë, Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Nga: Bruna Celic “Center for European Policy Analysis”

Që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, ajo ka mbajtur 6 palë zgjedhje parlamentare. Dhe asnjëra nga qeveritë e dala prej tyre, nuk ka arritur që ta përfundojë mandatin e saj 4-vjeçar.

Më pak se një vit më parë, qeveria e koalicionit e kryeministrit Albin Kurti, kreu i lëvizjes Vetëvendosje, u rrëzua pas asaj që disa e konsideruan një presion direkt nga administrata e mëparshme e Shteteve të Bashkuara.

Dy javë më parë, kosovarët patën një pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit,për t’i dhënë Vetëvendosjes, partisë së majtë të Kosovës, një mandat bindës për të qeverisur sërish. Por çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e Kosovës dhe për rajonin në përgjithësi?

Një nga kornizat përmes së cilës mund të shihen këto zgjedhje, është ajo e një refuzimi të fortë të elitave të vjetra politike, që në një mënyrë apo tjetrën kanë qenë aktive në vend, që nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Kurti, dhe partnerja e tij e re e koalicionit Vjosa Osmani, kandiduan në këto zgjedhje me një platformë anti-korrupsion, u zotuan për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për garantimin e drejtësisë sociale. Pra verdikti i këtyre zgjedhjeve, ishte një refuzim i qartë i statuskuo-së të përfaqësuar nga rojet e vjetra.

Dhe fushata e tyre bëri jehonë tek votuesit. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi 17 për qind,ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vetëm 13 për qind të votave. Rezultatet e dobëta nxitën dorëheqjet tek ekipet udhëheqëse të partive humbëse – një risi kjo në Kosovë – dhe të gjitha partitë kryesore politike u zotuan që të mos e pengojnë formimin e një qeverie të re.

Përkundër gjithë kësaj, axhenda e Kurtit pritet të përballet me një numër sfidash. Papunësia në Kosovë mbetet një nga më të lartat në rajon, duke e tejkaluar nivelin 30 për qind. Dhe pandemia e Covid-19, i ka përkeqësuar më tej gjërat.

Ekonomia e vendit u tkurr me më shumë se 8 për qind vitin e shkuar. Ndërkohë, krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten shumë të përhapura në vend. Kurti do të përballet me sfida të mëdha në çrrënjosjen e rrjeteve të nepotizmit dhe patronazhit të ngulitura fort në qeveri, duke shmangur ndjekjen e modeleve të vendosura nga paraardhësit e tij.

Kurti ka deklaruar se reformat e brendshme, janë përparësia kryesore për të,teksa e ka shmangur presionin e jashtëm për të rifilluar sa më shpejt dialogun e bllokuar me Serbinë.

Po ashtu, Kurti nuk ka qenë shumë entuziast ndaj përpjekjeve ekzistuese për ndërtimin e një zone të tregtisë së lirë në rajon (e ashtuquajtura zona“mini-Shengen”), dhe i ka bërë thirrje BE-së që të zhvillojë një “plan mini-Marshall”, përmes të cilit të mund të ndihmohet rritja e ekonomisë së rajonit, duke argumentuar se “6 vendet e Ballkanit Perëndimor, kishin një PBB të kombinuar më pak se gjysma e asaj të Republikës Çeke”.

Nuk është e qartë se cila do të jetë tani qasja e tij mbi këtë propozim. Një Evropë e hutuar me hallet e veta, mund të mos jetë e gatshme për të qenë shumë aktive në rajon, për shkak të recesioneve ekonomike që ka shkaktuar COVID në vendet e tyre.

Për më tepër, një pyetje e tillë që vjen nga Kosova, e cila ka një nga nivelet më të larta të ndihmës zyrtare të zhvillimit për frymë në botë, mund të mos shihet veçanërisht shumë me pozitivet. Por Kurti dhe Osmani nuk mund ta injorojnë për shumë kohë dialogun Serbi-Kosovë.

Presidenti i SHBA-së Xho Bajden, ua kujtoi këtë gjënë letrën e tij drejtuar Osmanit me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Ka ende shumë punë për të bërë”- shkroi Bajden, “përfshirë arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, të përqendruar

në njohjen reciproke, por edhe për forcimin e sundimit të ligjit, luftën ndaj pandemisë dhe nxitjen e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët”.

Nëse Kurti shpresonte që administrata e re e SHBA-së, do të kishte një qasje plotësisht të kundërt me paraardhësen e saj, dhe nuk do të kërkonte përparim në dialogun me Beogradin, gabohej. Pavarësisht kërkesës së Bajden, Kurti duket se po kërkon që të këmbëngulë në të tijën.

Është ende shumë herët të parashikohet se sa e suksesshme do të jetë këtë herë Vetëvndosja në drejtimin e Kosovës.

Por numri i pashembullt i votuesve që dolën ta mbështesin axhendën e saj, duhet të jetë inkurajues. Nëse Kurti do të ketë mundësi të nisë zbatimin e programit të tij-sidomos spastrimin e korrupsionit në qeveri – ai do të fitojë më shumë hapësirë për ndjekjen e politikës së jashtme në mënyrën që e dëshiron vetë.

Burimi i lajmit: https://cepa.org/a-path-forward-for-kosovo/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Albin Kurtikosovesfida

TË LIDHURA

Rajoni

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi
Rajoni

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
Next Post
Meta: Kush prek votën dhe provokon sovranin, do të marrë përgjigjen e merituar

Meta: Kush prek votën dhe provokon sovranin, do të marrë përgjigjen e merituar

75 mln euro humbje/ Skuadra italiane heq dorë nga ndërtimi i stadiumit të ri

75 mln euro humbje/ Skuadra italiane heq dorë nga ndërtimi i stadiumit të ri

Vaksinat nga Kina dhe Rusia shpërndahen pa publikuar të dhënat e sigurisë

Mbi 60% e rusëve nuk duan Sputnik V, e konsiderojnë Covid-in si armë biologjike







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse
Aktualitet

Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave: Kufizim i qarkullimit në këto akse

by mirseda
14:55 | 09/02/2026
0

Policia e Tiranës ka njoftuar se përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë depozituar kërkesë për zhvillimin...

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

14:21 | 09/02/2026
Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

13:47 | 09/02/2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com