Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Sfida me Jordaninë/ Mavraj titullar, Lenjani në balotazh

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Sfida me Jordaninë/ Mavraj titullar, Lenjani në balotazh

Sot Shqipëria do të luajë në “Elbasan Arena”, miqësoren me Jordaninë. Formacioni pritet të jetë 4-2-3-1. Strakosha duket i pazëvendësueshëm mes dy shtyllave. Më pas, nga e djathta Hysaj, ndërsa në të majtë Lenjani, por një opsion është edhe Binaku i Malmos. Qendra e mbrojtjes përbëhet nga Mavraj e Gjimshiti, të dy pa shumë minuta në këmbë.

Basha dhe Lila do të bëjnë lidhjen e mbrojtjes, me pjesën para të ekipit, ndërsa në linjën ofensive priten Grezda, Memushaj e Gavazaj, ose në vendin e ish-mesfushorit të Skënderbeut, Myrto Uzuni, i thirrur për herë të parë në Kombëtare. Balotazhin për pozicionin e vetëm në sulm, mes Balajt e Manajt, mesa duket e ka fituar shkodrani. Gjithsesi, sot mund të mësohen më shumë të reja nga 11-shja e italianit.

Panucci: Nëse humbasim, do na quani katastrofë

Para ndeshjes kundër Jordanisë, trajneri Christian Panucci u shpreh se pret që skuadra të bëjë një lojë të mirë, sigurisht duke pasur mendjen edhe te sfida me Izraelin, që është edhe e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Kemi disa lojtarë që nuk kanë luajtur shumë kohët e fundit. Grupi ka punuar mirë, kemi shpirtin e duhur për të bërë një ndeshje shumë të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të rëndësishme, sepse mbetet ndeshje e kombëtares”.

Andi Lila: Forca e ekipit tonë është grupi

Sakaq, futbollisti Andi Lila ka folur rreth ndeshjeve ndaj Jordanisë dhe Izraelit, ndërkohë që nuk fshehu emocionet që përjeton kur merr ftesë për t’u grumbulluar me kuqezinjtë. “Jam që në 2007 me Kombëtaren, dhe gjithmonë kur vjen ftesa për grumbullim, më duket sikur është hera ime e parë.

Herën e fundit nuk më zuri gjumi një natë para se të vija në grumbullim. Është gjëja më e bukur që mund t’i ndodh një lojtari. Forca e ekipit tonë është grupi. Nëse kemi një grup kompakt, ndeshja me Izraelin do flasë në favorin tonë.

Shpresojmë shumë të marrim pikët maksimale, dhe të jemi të parët në grup. Përqëndrimi si fillim është i gjithi në ndeshjen me Jordaninë. Shumë respekt për të gjithë kapitenët, por në Kombëtare të gjithë lojtarët janë njësoj. Roli i kapitenit nuk krijon diferenca me pjesën tjetër të lojtarëve”, është shprehur Lila.

Tags: Jordanisfidashqiperi

TË LIDHURA

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Next Post
Komisari i hekurt i Fatos Nanos sfidon policinë, por përfundon roje fabrike

Komisari i hekurt i Fatos Nanos sfidon policinë, por përfundon roje fabrike

“Deputetë të PD, kanë vëllezër të dënuar për trafik droge në Angli”

“Deputetë të PD, kanë vëllezër të dënuar për trafik droge në Angli”

Ish-ministri i nxjerr blof: Iu ra i gjithë inskenimi idiot

Ish-ministri i nxjerr blof: Iu ra i gjithë inskenimi idiot







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com