Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sezoni turistik si testi i madh shqiptar anti COVID-19

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse opozita u tërbua kaq shumë me Lali Erin!

Nga: Alfred Peza

Fundjava e këtij mesqershori i dha mundësi shumëkujt, që ta shohi veten të projektuar në kushte reale, për sezonin turstik në këtë vit të pandemisë globale. Jo thjeshtë dhe vetëm në terma personalë, por edhe në raport me këtë industri, si një prej kolonave kryesore të ekonomisë sonë kombëtare. Nga 6.4 milionë turistë që Shqipëria regjistroi vitin e kaluar, ose 8.1% më shumë se gjatë vitit 2018, përpjekja themelore gjatë 2020 është që të ky biznes të mbijetojë duke pësuar sa më pak rënie.

Dinamika e kurbës së të ardhurave nga kjo industri, për shkak të lidhjes së saj me njëmijë e një fije me jetën e gjithkujt, do të ndikonte deri në fund të vitit ku më shumë e ku më pak, edhe me portofolet e çdo individi e familje shqiptare. Është kjo ndjesi, kjo përgjegjësi dhe kjo nevojë e lidhur direkt ose indirekt me sektorin e turizmit, që të detyron ti hedhësh sytë natyrshëm në këtë drejtim. Me shpresën se gjithkush mund të kontribuojë sadopak, për ecurinë e saj, në këto rrethana tejet specifike.

Debati për turizmin dhe meraku për pasojat që po shkakton mbi të pandemia globale, nuk është thjeshtë një shqetësim shqiptar, por një debat planetar. Sepse ajo mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë ndërkombëtare, që është gotitur më shumë nga covid-19 dhe që ka një ndërvarësi të jashtëzakonshme mes tregjeve dhe shteteve të ndryshme. Ndaj rigjallërimi dhe mbajtja e saj në këmbë, është një çështje globale. Por, edhe një sfidë sa lokale e rajonale, aq edhe kombëtare e europiane.

Kjo qasje e bëri të natyrshëm në javën që sapo mbyllëm, gëzimin për mbërritjen e një çarteri me 198 turistët e parë, nga Bjellorusia në aeroportin e Rinasit. Vitet e shkuara, ky rast do të ishte thjeshtë një statistikë dhe jo lajm i parë siç u shndërrua me të drejtë. Vëmendjen mediatike ishte e përligjur ndaj grupit të turistëve që shkuan më pas në brigjet e Vlorës, të cilët me siguri, si rrëllëherë në jetën e tyre e kanë parë veten në qendër të vëmendjes publike. Aq më tepër, që ishin pjesë e çarterit të parë turistik në Europë, pas pandemisë.

Ky diskutim është në kohën e duhur, po të kemi parasysh se këtë të hënë të 15 qershorit, kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Ndërkohë, Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përngjet mesateres së BE dhe ku ka njëkohësisht edhe kapacitete të mjaftueshme për ta trajtuar virusin.

Mediat e vendeve të BE, deklarojnë se në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perendimor: Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina. Lajmi i parë i mirë nga një vend i BE, ka ardhur nga Greqia fqinje, që është bërë vendi i parë i unionit që prej 15 Qershorit, do pranojë turistë nga Shqipëria e 28 vende të tjera. Një javë më parë edhe qeveria e re e Kosovës, e hapi kufirin me Shqipërinë, duke hequr kufizimet e vendosura më parë nga Kryeministri Albin Kurti.

Pas muajsh izolimi total të kufijve, po rikthehet optimizmi për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, ndaj ky moment ka nevojë për një qasje të re të të gjithë shqiptarëve. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë Jugore. Për tu bërë pjesë si kurrë më parë, e një lëvizje mbarëkombëtare në Ballkan dhe kudo që jetojnë e punojnë shqiptarët nëpër botë, për zhvillimin e të ashtëquajtur “turizmi patriotik”. Për të pushuar shqip. Për të blerë shqip. Për të konsumuar mallra shqip. Duke ndihmuar në këtë mënyrë, gjithë ekonominë tonë kombëtare.

Ky sezon turistik veror do të ishte veç të tjerash, një test real dhe i madh për të gjithë shqiptarët, kundër Covid-19 dhe pasojave që ajo ka sjellë e pritet të sjellë, në ekonominë tonë kombëtare. Nëse secili prej nesh do të kontribuonte sadopak për zbutjen e këtyre pasojave negative, e sigurtë është se 2020, mund të shndërrohet nga një goditje globale në një shans shqiptar të fituar, për një fillim të ri!

Tags: Alfred Pezabeshqiperia

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Hapja e kufijve, Cakaj hedh hapin e radhës

Hapja e kufijve, Cakaj hedh hapin e radhës

Horoskopi, 15 qershor 2020

Horoskopi, 15 qershor 2020

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com