Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Servisi nuk i rregullon makinën prej 3 vitesh, i shet pjesët e automjetit

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Servisi nuk i rregullon makinën prej 3 vitesh, i shet pjesët e automjetit

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e së hënës rastin e një qytetari në Lushnje, i cili prej 3 vitesh ka lënë makinën ‘Seat Toledo’ në servis pas një aksidenti, dhe nuk po e merr dot akoma që prej vitit 2018.

Shkak, sipas tij, është bërë administratori i servisit, pasi i ka shitur pjesët e automjetit. Olsi Sulonjaku thotë se ka qenë në Greqi prej 3 vitesh, dhe nuk kthehej dot për shkak të pandemisë dhe dokumenteve, por çështjen e makinës në Lushnje e ndiqte bashkëshortja e tij e cila jetonte aty.

Gjatë takimeve me administratorin e servisit, ky i fundit e zvarriste çështjen.

Olsi Sulonjaku: Kam pasur një aksident me makinë, kam dalë nga rruga, kam rënë. Në 28 Gusht 2018, ia kam çuar servisti makinën, tip Seat Toledo i 2002. Zotëria ka nga Gushti 2018 e deri më sot s’ma ka mbaruar makinën dhe ka shitur pjesë nga makina. Bëhet fjalë për servisin Andi, ndodhet në Saver. Këtu ndodhi aksidenti, nuk pata mundësi ta çoja në ndonjë servis të Tiranës a në ndonjë servis tjetër. Sa herë që vija, për makinën i jepja nga 100 Euro, nga 50 Euro, sa më gjendeshin në xhep. Për 10 ditë do ta mbaronte makinën nga momenti që do ta merrte në dorë. Dyer, parafango m’i kërkoi, vajta i bleva, pasqyrat, xhamin, vajta ia bleva. I ka montuar. Tani më ka humbur pasqyrat, më ka shitur katalitin, më kanë humbur edhe shumë pjesë të tjera të makinës. Kam qenë në emigrim, kam qenë në Greqi 3 vjet. Nuk mundeshim për shkak të pandemisë, jo puna, jo dokumentacioni dhe nuk mundesha të vija në Shqipëri. Bashkëshortja ime e ka ndjekur çështjen. E mori vesh që unë u ktheva nga Greqia, ma leu makinën, thjesht ma ka lyer dhe ma ka lënë pa kompletuar makinën.

Bashkëshortja e Olsit, tregon për gazetarin e Stop se çështjen e ka çuar në polici por asgjë nuk ndodhi dhe problemi nuk u zgjidh.

Yze Sulonjaku: Jam interesuar unë këtu e 3 vite. Jam interesuar dhe në Komisariatin e Lushnjes. Nuk e kam marrë rrugëzgjidhjen që unë doja. Brenda afatit që u la nga Komisariati i Lushnjes që zotëria ta mbaronte makinën nuk ma ka mbaruar. Kaluan kohë më mbrapa, pas datës 28 Maj e deri tani kam vajtur lart e poshtë nëpër komisariate edhe atje nuk kam gjetur rrugëzgjidhje.

Andi, administratori i servisit, ka mbajtur kontakte me bashkëshortët dhe u ka premtuar se shërbimi do të mbaronte. Denoncuesit thonë, se ai i ka shitur pa leje pjesë të mjetit, dhe u ka dhënë të përdorin përkohësisht një automjet tjetër.

Administratori i servisit: Është hequr një pjesë. Ka kërkuar ajo, që ta heq dhe ka marrë lekët.

Denoncuesja: Të kam kërkuar unë ty, të shesësh kataliktin?

Administratori i servisit: Më ke thënë: “shite”!

Denoncuesja: Ti e shite pa dijeninë time.

Gazetari: Është në rregull?

Administratori i servisit: Do iki ta saldoj, t’i vë tubin, ku ka qenë katalikti dhe makina ka mbaruar. Kaq! Unë nuk kam punë më me makinën.

Gazetari: Po pse nuk po i dorëzohet?

Administratori i servisit: Të vijë ta marrë!

Gazetari: Është gati?

Denoncuesja: Po ku është gati? Nuk e sheh, se cfarë po thotë ai?

Administratori i servisit: Nuk do vë unë kataliktin, që more ti lekët.

Denoncuesja: Pasqyrat!

Administratori i servisit: Pasqyrat! Shumë bukur! I ka gjetur Olsi, do t’i jap unë ato lekët e pasqyrave.

Denoncuesja: Makinën! Ma ke bërë zhgallë-zhgallë. Bojërat e të tjerave ia ke hedhur makinës sime. Të kam thënë, që makina do vejë në kontroll teknik për pjesët, që i ke shitur. Pa letra, nuk ka shance!

Administratori i servisit: Nuk do i paguaj unë letrat e makinës.

Gazetari: Po pse zgjati kaq?

Administratori i servisit: Po zgjati, se unë ika ca kohë.

Administratori i servisit: Merreni makinën e nxirreni jashtë! Për mua është e mbaruar.

Denoncuesja: Si? Për mua jo! Zgjidhja ime dhe jotja, turp i Zotit! Me mirëkuptim, ke vetë fëmijë, mbaro makinën, mbaro ato letrat, që më hyre në qafë dhe e mbyllim historinë bashkë!

Denoncuesi: Pasqyrat ku janë? Boja pse është kështu?

Gazetari: Kjo është makina?

Denoncuesja: Shikoje, se në çfarë gjendje!

Të ndodhura në kushte të tilla, denoncuesit bëjnë kallzim në polici dhe prokurori, por administratori i automjetit i kërcënon se do t’ua nxjerrë makinën në rrugë. /tvklan.al

Tags: automjetservisYze Sulonjaku

TË LIDHURA

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni
Aktualitet

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…
Aktualitet

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

18:58 | 09/07/2025
Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm
Aktualitet

Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

18:47 | 09/07/2025
Next Post
“Më ra tensioni”, Konomi reagon për skandalin e “të dashurit të fshehtë”

"Më ra tensioni”, Konomi reagon për skandalin e “të dashurit të fshehtë”

Zbatimi i Kodit Rrugor na ruan jetën dhe kuletën!

Zbatimi i Kodit Rrugor na ruan jetën dhe kuletën!

“Buxheti 2022”/Gledis Nano: Ja kush do përfitojë shtesë 50 % të pagës aktuale

“Buxheti 2022”/Gledis Nano: Ja kush do përfitojë shtesë 50 % të pagës aktuale

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Dorëhiqet drejtoresha e Musk/ CEO i platformës X largohet pas dy vitesh në drejtimin e kompanisë
Teknologji

Dorëhiqet drejtoresha e Musk/ CEO i platformës X largohet pas dy vitesh në drejtimin e kompanisë

by mirseda
20:08 | 09/07/2025
0

Linda Yaccarino ka dhënë dorëheqjen si CEO e X pas dy vitesh drejtimi të kompanisë së mediave...

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima

Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima

19:41 | 09/07/2025
Skuadra e Serie A insiston për Asllanin, Interi i prerë për çmimin e kartonit

Skuadra e Serie A insiston për Asllanin, Interi i prerë për çmimin e kartonit

19:04 | 09/07/2025
Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

18:58 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com