Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Sërish mospajtime mes Kosovës e Serbisë në Bruksel

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Sërish mospajtime mes Kosovës e Serbisë në Bruksel

Ishin një varg takimesh ato në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të zhvilluara të martën në Bruksel. Por çështja e Asociacionit ishte sërish pengesa që bllokoi takimin tre palësh. Nuk pati takim tre palësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndonëse ky ishte paralajmëruar nga vetë ndërmjetësuesi i BE-së në këtë proces Miroslav Lajëak. Në mbrëmjen e së martës (22.02), kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takime dypalëshe me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe nuk u dha ndonjë shpjegim se pse nuk u zhvillua takimi tre palësh. Ajo që u bë e ditur në takimet e ndara që Miroslav Lajçak zhvilloi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq ishin temat e diskutuara. Çështja e të pagjeturve, ajo e targave për vetura dhe çështja e energjisë. Burime diplomatike nga Bruksel flitet se është diskutuar edhe një traktat i paqes mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Reagime pas takimeve

I ngarkuari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shkroi në twitter se “bisedimet e së martës kanë qenë intensive për një sërë temash konkrete”, por hollësi lidhur me to nuk ka dhënë. Kuse kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha pas takimit për mediet serbe se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë ai nuk e sheh ndonjë mundësi se si do të vazhdohet më tej me dialogun në Bruksel. “Kemi përfunduar një raund tjetër të bisedimeve. Kemi kaluar mbi dhjetë orë në ndërtesën e BE-së. Pyetjen e parë që e kemi bërë ka qenë formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kanë kaluar nëntë vjet nga marrëveshja e Brukselit dhe ende jemi në pritje të formimit të tij. Pa Asociacion nuk e di se si mund të ecim më tej e të flasim për çështje të tjera”, tha Petkoviq, duke shprehur gatishmërinë e Serbisë që të vazhdojë dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet.

“Kemi diskutuar edhe për energjetikën e ende presim licencat për dy kompani serbe, pasi është e rëndësishme në këtë krizë energjetike”, tha Petkoviq, duke akuzuar kryenegociatorin e Kosovës Bislimi se ka refuzuar të flasë me palën serbe. Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk foli për mediet.

EU Serbien Bosnien Miroslav Lajcak Aleksandar VucicTakimi Lajçak vuçiq në Beograd, mars 2021

Dialogu në seancë plenare

Të enjten në parlamentin e Kosovës mbahet një seancë plenare pikërisht për çështjen e dialogut. Partitë opozitare kanë akuzuar qeverinë e Kosovës për “mos transparencë” në raport me dialogun me Serbinë. Ato thonë se qeveria e Kosovës duhet të qartësojë raportin në dialog, pasi ai duhet të kalojë në një fazë tjetër. Takimet e së martës në Bruksel u shfrytëzuan edhe për të testuar, nëse ekziston një gatishmëri e mjaftueshme midis palëve edhe për një takim të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Por është pikërisht çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe mospajtimet e Kosovës dhe Serbisë rreth saj, që po pengojnë një takim të kërkuar nga BE ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҫiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Beogradi këmbëngulë që çështja e Asociacionit të jetë tema kryesore e dialogut, ndërsa Prishtina kërkon që të ndriçohet fati i personave të zhdukur gjatë luftës dhe çështje të tjera më të ngutshme. Që nga koha kur Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës, në kuadër të dialogut me Serbinë ai është takuar vetëm dy herë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kombibild Gabriel Escobar und Miroslav LajcakEscobar dhe Lajçak ishin në Kosovë dhe Serbi në fillim të shkurtit

Si Kosova edhe Serbia përsërisin, se janë të gatshme për një takim të tillë, por Bashkimi Evropian ka insistuar që nëse takimi i nivelit të lartë do të kryhet, atëherë ai duhet të ketë rezultate konkrete.Në fillim të shkurtit në Kosovë e Serbi, qëndruan i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Gjatë vizitave në Kosovë e Serbi, Escobar kishte rishprehur qëndrimin amerikan se dialogu Kosovë-Serbi duhet që të përfundojë me njohje reciproke. Në një deklarim para senatorëve amerikanë në Komitetin për Punë të Jashtme, përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor ka thënë, se të dyja shtetet duhet të punojnë, si palë të barabarta, që nëpërmjet dialogut të heqin dallimet e të gjejnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse. /DW

Tags: kosoveMiroslav Lajçakserbi

TË LIDHURA

BILANCI I TË NXEHTIT/ Evropa në flakë – 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë
Rajoni

BILANCI I TË NXEHTIT/ Evropa në flakë – 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

10:17 | 27/08/2025
Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën
Kosovo

Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën

10:22 | 26/08/2025
Malësi e Madhe/ Dhu*uan dhëndrin për motive të dobëta, arrestohen babai dhe dy djemtë
Rajoni

Malësi e Madhe/ Dhu*uan dhëndrin për motive të dobëta, arrestohen babai dhe dy djemtë

11:55 | 23/08/2025
Next Post
“Mos na ngri zërin”, Rama përplaset me Tabakun

"Mos na ngri zërin", Rama përplaset me Tabakun

Rama në Komisionin Hetimor:Mos më cito sipas qejfit, jam i gjallë përballë jush

Rama në Komisionin Hetimor:Mos më cito sipas qejfit, jam i gjallë përballë jush

“Si je zoti Gështenja?”/Rama-deputetit të PD: Më lë të thyej arrat e mia

"Si je zoti Gështenja?"/Rama-deputetit të PD: Më lë të thyej arrat e mia

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Ndërtoi pa leje një kompleks vilash në Kepin e Rodonit kur ishte kryeinspektor i IMT! Si Ardian Halili reklamonte resortin luksoz në rrjetet sociale
Aktualitet

Ndërtoi pa leje një kompleks vilash në Kepin e Rodonit kur ishte kryeinspektor i IMT! Si Ardian Halili reklamonte resortin luksoz në rrjetet sociale

by mirseda
22:00 | 27/08/2025
0

Ka përfunduar në pranga ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, në Durrës, Ardian Halili. Ai akuzohet...

Apel i fortë i Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, të arrihet një armëpushim i përhershëm

Apel i fortë i Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, të arrihet një armëpushim i përhershëm

21:29 | 27/08/2025
Dhëndri i Trump/ Jared Kushner pjesë e takimit në Shtëpinë e Bardhë për Gazën e pasluftës, a do të vihet në plan “Riviera e Lindjes së Mesme”?

Dhëndri i Trump/ Jared Kushner pjesë e takimit në Shtëpinë e Bardhë për Gazën e pasluftës, a do të vihet në plan “Riviera e Lindjes së Mesme”?

21:18 | 27/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Detaje nga aksioni i policisë në Durrës! Shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

21:08 | 27/08/2025
Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA

Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA

20:42 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com