Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Mos na ngri zërin”, Rama përplaset me Tabakun

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Mos na ngri zërin”, Rama përplaset me Tabakun

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, kryeministri Rama kritikoi kryetaren Jorida Tabaku për pyetjet që parashtronte. Kur ajo e pyeti për një citim të bërë në një mbledhje qeverie, Rama i tha se ishte pyetje pa sens. Menjëherë kanë nisur debatet e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. Rama është pyetur nga Tabaku nëse ka dijeni që plehrat janë financuar me paratë e shqiptarëve.

Pjesë nga debatet:

Rama: E kam problem ofendimin e inteligjencës, e kam shumë problem. Kur inteligjenca ofendohet deri në këtë pikë, se po të them zonjë mos më cito gabim. Jeni ju që po bëni propagandë. Të thashë që unë nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie, ndaj pyetja a e mbani mend atë mbledhje qeverie është e gabuar. Pse duhet ta mbaj mend atë mbledhje qeverie. Çfarë është mbledhja e qeverisë, është diçka që bëhet çdo javë. Mbaj mend vetëm mbledhjen e qeverisë, kur është vënë fotografia e Ismail Qemalit.

Tabaku: I kërkoj teknikës, nuk është normale që të më mbyllet mua mikrofoni e t’i rri dëshmitarit hapur. Z. dëshmitar, në këtë mbledhje qeverie është marrë vendimi për financimin paraprak të një kontrate koncesionare, për të cilën sot është i akuzuar një ministër socialist. Pa ju cenuar inteligjencën, kisha menduar se mund ta kishit kërkuar këtë vendim të Këshillit të Ministrave. A jeni në dijeni të faktit se çdo punë e bërë për trajtimin e mbetjeve është bërë me paratë e buxhetit?
Rama: Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie, as për ndonjë mbledhje qeverie, zonjë, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Ish-ministri është nën akuzë për korrupsion, që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Prandaj, lidhja mes mbledhjeve, vendimeve, funksionimit të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive, se nuk ka lidhje fare. Ajo është një marrëdhënie që dyshohet, sepse duhet ta provojë gjykata, dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion. Por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, që impiantet nuk janë ndërtuar, që revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Evropës, në një vend që nuk mbytet nga plehrat, që ka shkuar përpara. Falë të gjitha këtyre vendimeve e të gjitha këtyre veprimeve. Unë jam në dijeni që në Elbasan e Fier janë ndërtuar dy vepra, për të cilat unë jam krenar.

Ndërhyn Tabaku
Rama: Përqendrohu.
Tabaku: Kam nevojë të fokusoheni te pyetjet.
Rama: Çfarë duhet të them unë i shkreti, kur ju më pyetët për buxhetin.
Tabaku: Të mos kalojmë nga një pyetje te tjetra.
Rama: Jo, jam te buxheti.

Tabaku: Të lutem, kjo propaganda, gropa me plehra.
Rama: Zonjë, më lini të flas.
Tabaku: E kuptoni pyetjen?
Rama: Nuk e kuptova, por e ndjej.
Tabaku: Lëri batuat e ironitë për jashtë. A jeni në dijeni se plehrat janë financuar me buxhetin e shtetit, meqë e doni kështu?
Rama: Jo, e dua unë. Por kështu duhet, se e dua shumë gjuhën shqipe.
Tabaku: Mos na trego çdo lloj gjëje.
Rama: O zonjë, s’po ju tregoj çdo lloj gjëje.
Tabaku: Mos na ngrij zërin.
Rama: S’po ngre zërin, por ju keni frikë.
Tabaku: Keni ju frikë nga ligji, se keni një ish-ministër në burg.
Rama: Mos më ndërprisni.

Tags: inceneratoretramaTabaku

TË LIDHURA

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale
Kryesore

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari
Aktualitet

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

17:03 | 09/03/2026
Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira
Politikë

Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira

16:21 | 09/03/2026
Next Post
Rama në Komisionin Hetimor:Mos më cito sipas qejfit, jam i gjallë përballë jush

Rama në Komisionin Hetimor:Mos më cito sipas qejfit, jam i gjallë përballë jush

“Si je zoti Gështenja?”/Rama-deputetit të PD: Më lë të thyej arrat e mia

"Si je zoti Gështenja?"/Rama-deputetit të PD: Më lë të thyej arrat e mia

Çupi: SHBA ka informacion për dhunë dhe terrorizëm, nëse opozita humb zgjedhjet

Poetët presin të vdesë një poet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël
Showbizz

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

by mirseda
18:32 | 09/03/2026
0

ScreenshotDy motrat e njohura të Megi Pojanit, Ina Pojani dhe Marsi Pojani, kanë...

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
Pas Kroacisë, Hungaria vendos mbrojtje për çmimin e karburanteve nga lufta në Lindjen e Mesme

Pas Kroacisë, Hungaria vendos mbrojtje për çmimin e karburanteve nga lufta në Lindjen e Mesme

18:15 | 09/03/2026
Putin: Rusia gati të furnizojë Evropën me energji nëse kërkohet

Putin: Rusia gati të furnizojë Evropën me energji nëse kërkohet

17:41 | 09/03/2026
NATO rrëzon raketë iraniane mbi Turqi, djali i Khameneit lider i ri

NATO rrëzon raketë iraniane mbi Turqi, djali i Khameneit lider i ri

17:17 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com