Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Serbia thellon flirtin me Rusinë si përgjigje ndaj tërheqjes të BE nga Ballkani

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Serbia thellon flirtin me Rusinë si përgjigje ndaj tërheqjes të BE nga Ballkani

Serbia nënshkroi një pakt tregtar me Rusinë, duke thelluar strategjinë e saj të lidhjeve të dyfishta Lindje-Perëndim, teksa blloku perëndimor po tërhiqet nga plani për t’u zgjeruar në Ballkan, shkruan Bloomberg.

Marrëveshja me Bashkimin Ekonomik Eurasian, ose EEU, ka ngjallur alarmin midis zyrtarëve në BE, i cili për vite me radhë e ka mbajtur rajonin më të paqëndrueshëm të kontinentit në orbitat e tij, por ndërkohë nuk e ka finalizuar anëtarësimin. Kjo forcon qasjen e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili është zotuar të çojë vendin prej 7 milion banorësh në BE, duke ruajtur në të njëjtën kohë lidhje të forta me liderin e tij të ngushtë aleat rus, Vladimir Putin, i cili ndihmoi në krijimin e EEU në 2015.

Ndërsa marrëveshja ofron pak ekonomikisht – tregtia serbe me vendet e BE-së është shumë më e lartë sesa me pesë anëtarët e ish Bashkimit Sovjetik të EEU – është një kujtesë që mosveprimi perëndimor po e lë derën e hapur për ndikimin rus dhe kinez.

“BE mund të dëshirojë të ndihmojë rajonin, por kjo është e ndryshme nga futja e Ballkanit në shtëpi,” tha Timothy Less nga Qendra për Gjeopolitikë dhe Strategji me qendër në SHBA. “BE nuk ka më një plan të zbatueshëm për stabilizimin e Ballkanit, që do të thotë se të tjerët duhet të zgjidhin problemet e mbetura të papërfunduara nga evropianët.”

Sipas marrëveshjes, të nënshkruar nga kryeministri Ana Brnabic, Serbia do të zgjerojë paktet ekzistuese tregtare me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin dhe do të shtojë dy anëtarët e tjerë të EEU-së, Armeninë dhe Kirgistanin, pasi të negociojë shitjen pa tarifa të djathit, likereve të frutave dhe cigareve në një treg të kombinuar me 180 milion njerëz.

Akti balancues i Vuçiqit mund të shfajësohej javën e kaluar, kur Presidenti Francez Emmanuel Macron pengoi një përpjekje për t’u ofruar kolegëve ballkanas të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, duke këmbëngulur që i gjithë procesi i zgjerimit të ngadalësohej.

Përballë pasigurisë, shtetet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë zotuar të krijojnë tregun e tyre të përbashkët ndërsa presin të anëtarësohen në BE. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë njoftuar planet për të forcuar tregtinë dhe harmonizuar stimujt për investitorët, një shfaqje e rrallë uniteti pas konflikteve etnike të viteve 1990. Ata gjithashtu ftuan Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën të bashkohen.

“Ne ramë dakord të fillojmë të punojmë për veten tonë, për rajonin tonë,” tha Vuçiç në Kombet e Bashkuara muajin e kaluar. ” Cdo gjë që mund të bëjmë vetë, duhet dhe nuk duhet t’ua lëmë të tjerëve.”

BE ka paralajmëruar që Serbia duhet të heqë çdo pakt të tregtisë së lirë që ka me vendet e treta kur të anëtarësohet. Por, Komisioni Evropian tha se nuk do t’i hapë dyert e tij për anëtarin tjetër të ri të mundshëm deri rreth vitit 2025.

Partnerët Pragmatikë

Kjo i jep Vuçiç më shumë kohë për të forcuar lidhjet me fuqitë e tjera politike, një strategji që ai ndjek që nga marrja nën kontroll e qeverisë në vitin 2014. Ai ka anashkaluar qëllimin e hyrjes në BE duke refuzuar të zbatojë sanksionet e bllokut kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina.

Ai gjithashtu ka pranuar dhuratën e avionëve luftarakë dhe armëve të tjera dhe vazhdimisht e ka vizituar Putinin në Moskë. Tani ai është duke pritur trupat ruse për stërvitje të përbashkëta ushtarake, duke përfshirë raketa, një sistem të avancuar të mbrojtjes kundërajrore që Rusia i ka shitur edhe Turqisë anëtare të NATO-s.

Ministria e Tregtisë në Beograd parashikon që eksportet në Rusi, e cila përbën rreth 90% të shitjeve prej 1.1 miliardë dollarësh të Serbisë në EEU, të rriten me 50% në tre vjet. Për krahasim, Serbia shet mallra në BE me vlerë 13 miliardë dollarë, një diferencë që nxjerr në pah rëndësinë politike, sesa ekonomike, të marrëveshjes me zonën e tregtisë të udhëhequr nga Rusia.

“Marrëveshjet e tregtisë së lirë nuk janë një gjë e keqe, por nënshkrimi i një marrëveshje të tregtisë së lirë pa ndonjë përparim paralel drejt BE-së nuk është një sinjal i mirë,” tha Miroljub Labus, ish-zv / kryeministri jugosllav dhe serb nga 2000 deri në 2006. “Ende, është një marrëveshje fitore-fitore për Rusinë dhe Serbinë”./Monitor

Tags: flirtrusiaSerbia

TË LIDHURA

Ukraina nis sulme masiv me dronë drejt tetë rajoneve ruse
Bota

Ukraina nis sulme masiv me dronë drejt tetë rajoneve ruse

21:47 | 11/06/2025
“Autori i masakrës: 21-vjeçari vrau 9 nxënës dhe një mësues në shkollë”
Bota

“Autori i masakrës: 21-vjeçari vrau 9 nxënës dhe një mësues në shkollë”

17:48 | 11/06/2025
Tërmet i fortë 6.4 ballë, ja epiqendra
Bota

Tërmet i fortë 6.4 ballë, ja epiqendra

16:15 | 11/06/2025
Next Post
Tiranë/ Rriten çmimet e apartamenteve të reja?

Tiranë/ Rriten çmimet e apartamenteve të reja?

Përvjetori i Kacifas/ Dule apel mediave të zbardhin vdekjen e tij

Përvjetori i Kacifas/ Dule apel mediave të zbardhin vdekjen e tij

“Digjuani shtëpitë armiqëve të partisë!”

“Digjuani shtëpitë armiqëve të partisë!”

JU REKOMANDOJMË

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

by mirseda
22:43 | 11/06/2025
0

Policia e Dibrës ka reaguar mbrëmjen e sotme mbi vrasjen e një 65-vjeçari në Xibër të Klosit,...

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

22:29 | 11/06/2025
Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

22:27 | 11/06/2025
Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

22:24 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com