Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Retrospektivë

“Digjuani shtëpitë armiqëve të partisë!”

3 vjet ago
in Retrospektivë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Digjuani shtëpitë armiqëve të partisë!”

Ti hapje derën e t’i jepje bukë një miku të vjetër që regjimi komunist e kishte shpallur armik, do të thoshte se i kishe hapur derën njëkohësisht pushkatimit, djegies së shtëpisë dhe persekutimit të gjithë familjes.

Raporti i Musa Dacit, mbi krimet e kryera nga komunistët në shtator-tetor 1946, në malësitë e Shllakut, Shoshit, Dushmanit etj, në shtator-tetor 1946 etj. vijon me të njëjtën gjuhë urrejtjeje ndërsa ai liston shtëpitë e djegura në këto zona vetëm pse të zotët u kishin hapur shtëpitë  dhe ju kishin dhënë bukë të arratisurve prej regjimit të Hoxhës.

Pjesa e dytë e raportit titullohet “Personave që u janë djegur shtëpijat” dhe parashtron emrat e 7 burrave, që gjatë 29 shtatorit deri më 2 tetor, u ishin djegur shtëpitë në shenjë hakmarrjeje, pse kishin ndihmuar të arratisurit apo pse nuk i ishin përgjigjur thirrjes për të dorëzuar armët. Kujto.al e sjell të plotë, zbardhur sipas origjinalit, këtë pjesë të raportit mbi shtëpitë e djegura, brenda 4 ditëve nga njësitë e Mbrojtjes së Popullit në fshatrat Palaj Shosh, Tetaj, Curaj Epër, Kir Pult, Benë Shllak, Mollë Shosh etj.

Personave që u janë djegur shtëpitë

Kol Delisë nga katundi Palaj Shoshit i kanë djegur shtëpinë me datën 26/9/1946 për arsye se në këtë datë në atë katund u bë përpjekja e datës 25 kundër Gjergj Vatës e Mark Malës me çetën e tyre kanë ngrënë bukë në shtëpinë e tija dhe kur ju kërkua pushka, nuk e dorëzoi pastaj i doli revolja e ju dogj shtëpija, e cila ndihmoj mjaft për dorëzimin e armëve etj – dhe u arrestua.-

Uk Çunit nga katundi Tetaj, ky u pushkatua dhe ju arrestua i vëllaj Gjelosh Çuni pse kishte strehuar me muaj rresht ilegalët për të bërë mesionë që të mos strehohen kriminelët nga populli më datën 29/9/1946 i dogjëm edhe shtëpinë këtij, e cila bën mjaft efekt në lidhje me mos strehimin e ilegalvet.-

Isuf Sadikut nga katundi Curaj Epër i asht djeg shtëpija me datën 3 ose 4/ 10/1946 të cilën e ka djeg njësiti që operon në atë zonë pa autorizim kjo asht djegë pse nuk  ka ardh në mbledhjen e datës 29/9/1946 ku duhet të vinte e të dorëzonte pushkën që ka të fshehur. Ky jo vetëm që nuk u paraqit në mbledhje por dhe kur ju kërkua arma nuk e dorzoji.

Mark Noshit. Nga katundi Kirë Pult ju doq shtëpia më datën 2/X/1946 pse ky jo vetmë që nuk u paraqit në mbledhjen që u bë në Pult për dorëzimin e armëvet, por mas të gjith meshkujt e shtëpisë ca shok të tjerë e u arratis, dhe si këshilltarë u mundue ta bënte popullin që të mos tregonte armët shtëpia e këtij u doqë  mbas një afati të caktuarë në datën 2/X/1946.

Vat Prendushit nga katundi Benë Shllak të cilit u doq shtëpija më: datën 2/X/1946 pse më datën 29 u arrestua me gjithë të vëllezërit, të cilët mbasi i maroj afati i caktuarë e nuk u dorëzua të cilit ju doq shtëpia.

Hilë Markut. Nga katundi Shllak të cilit ju legalizua i biri mbasi i maroj afati i dhanun për t’u djegur me datë 3/X/1046

Pjetër Kocës nga katundi Mollë i Shoshit djegë shtëpija  më datën 2/X/1946 pse ky kur njësiti i kapiten Xhelos shkoi për të kryer  veprimin për kontrollimin e ca vendeve ku ishin ilegalë të mësheftë në këtë kohë ky u arratisë me gjithë të vëllanë e me ca kushërinj, të cilët pastaj ju dogj shtëpija.

Tags: armiqte e partiseregjimi komunist

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Mblodhën 250 mijë $ për kurimin e 2-vjeçarit, babai i harxhon me prostituta

Mblodhën 250 mijë $ për kurimin e 2-vjeçarit, babai i harxhon me prostituta

Duka: Shteti ligjor ka rënë!

Duka: Shteti ligjor ka rënë!

Paralajmëron ngritjen e SPAK, Ngjela: Perëndimi nuk pranon bojkot zgjedhjesh

Paralajmëron Ngjela: Të gjithë janë të kërcënuar nga ajo që pritet të ndodhë

JU REKOMANDJOMË

KE ndan 38 milion euro për shëndetësinë në Ballkanin Perëndimor

KE ndan 38 milion euro për shëndetësinë në Ballkanin Perëndimor

3 vjet ago
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

3 vjet ago
I suksesshëm por jo i pamposhtur, Ilir Latifi zbulon kundërshtarin e radhës

I suksesshëm por jo i pamposhtur, Ilir Latifi zbulon kundërshtarin e radhës

5 vjet ago
Norvegji/Ministrja jep dorëheqjen pasi postoi gabim në “Facebook”

Norvegji/Ministrja jep dorëheqjen pasi postoi gabim në “Facebook”

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com