Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Serbia ndërpret transmetimin e energjisë për Kosovën

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Serbia ndërpret transmetimin e energjisë për Kosovën

Menjëherë pas fillimi tëoperimit të pavarurtë sistemit energjetik të Kosovës, Serbia ka ndërprerë transmetimin e 500 megavatëve të energjisë elektrike që Kosova kishte importuar nga ky shtet, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Nebih Zariqi, anëtar i bordit të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).

Këta megavat të bllokuar nga Serbia, shton Zariqi, u zëvendësuan pastaj me një marrëveshje të arritur ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut, për furnizim nga kapacitetet energjetike të këtij shteti.

“Dihet se Serbia është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në regjion dhe të gjitha shtetet e regjionit pjesërisht furnizohen nga Serbia. Kosova nuk i plotëson kapacitetet prodhuese të energjisë. Kemi pasur mungesë prej 500 megavatësh. Ata megavat deri në atë moment janë marrë nga Serbia dhe në momentin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, pra pavarësimit të sistemit energjetik të Kosovës, Serbia e ka ndërprerë transmetimin e energjisë për Kosovën”.

“Tashmë jemi të sigurt në operim të energjisë elektrike, kështu që besoj që do të ketë një stabilitet të madh këto ditë”, thotë Zariqi, duke shtuar se tashmë është futur në sistem edhe linja 400 kV interkonektive me Shqipërinë.

KOSTT-i del nga blloku rregullues me Serbinë

Nga dita e hënë (14 dhjetor) KOSTT operon si i pavarur dhe kontrollon kufijtë energjetikë të Kosovës. Dalja e Kosovës nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe përfshirja e saj në një bllok me Shqipërinë ishte paraparë me një marrëveshje mes KOSTT-it dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) në muajin qershor. Ajo hyri në fuqi më 29 shtator.

Kjo e ka futur komercialisht në funksion linjën interkonektive 400 kVKosovë-Shqipëri, e njohur si “Autostrada energjetike Kosovë-Shqipëri”, pas katër vjetësh nga përfundimi i ndërtimit të saj. Sipas KOSTT-it, kjo do të ketë impakt pozitiv në optimizimin e dy sistemeve dhe rritjen e kapaciteteve transmetuese mes dy vendeve.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit deklaruan për Radion Evropa e Lirë se zbatimi i marrëveshjës me ENTSO-në do të jetë në fazë testuese deri më 31 dhjetor, dhe se lidhur me këtë, janë të angazhuar të gjithë aktorët e sektorit të energisë.

“Në këtë proces deri tash ka raportime që gjithçka po shkon si duhet. Nuk duhet të anashkalohet assesi ndihma e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në një përgjigje të ministrisë.

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë KOSTT-i do të inkasojë deri në tre milionë euro në vit shtesë për tarifat që merr për shkak të qarkullimit të energjisë në tregun ndërkombëtar.

“Ky operim i pavarur dhe bashkëpunimi me Shqipërinë do të fillojë të lulëzojë shumë më tepër, sepse kemi një linjë me kapacitet të lartë, ku kemi gjithmonë mbiprodhim të energjisë gjatë verës dhe nënprodhim gjatë dimrit. Dhe, normalisht, hapet një treg tjetër botëror siç është Italia, pjesë tjetër që e mundëson shitjen e energjisë dhe lëvizjen më të lirë”, thotë Lluka/REL/

Tags: energjiakosoveserbi

TË LIDHURA

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë
Rajoni

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

13:25 | 13/11/2025
Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Next Post
Krimet kanë pësuar rënie, Lleshaj: Policia e Shtetit e besueshme për shqiptarët

Krimet kanë pësuar rënie, Lleshaj: Policia e Shtetit e besueshme për shqiptarët

Stresi kërkon falje: Po, organizova protestën. Ndjesë për policët e lënduar

Stresi kërkon falje: Po, organizova protestën. Ndjesë për policët e lënduar

Berisha jep deklaratën bombë: Mua dhe Rugovën donin të na vrisnin në Tiranë

Berisha jep deklaratën bombë: Mua dhe Rugovën donin të na vrisnin në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

by mirseda
22:32 | 18/11/2025
0

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun Shkodër këtë të martë, më 18 nëntor, kanë krijuar...

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

22:14 | 18/11/2025
Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

21:51 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com