Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Serbia ka blerë Ramën, Greqia po zhduk gjuhën dhe racën arbërore”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Serbia ka blerë Ramën, Greqia po zhduk gjuhën dhe racën arbërore”

Avokati Spartak Ngjela thotë se niveli i lartë i korrupsionit të liderëve politikë në vendin tonë, është rrjedhojë e një vazhdimësie historike antishqiptare në rajon.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se korrupsioni qeveritar ndër vite në Shqipëri, ka sjellë varfërinë që sipas tij “është pasojë e një shkaku tragjik që ka ecur sipas kësaj filozofie: të minimizohet territori shqiptar me genocid në favor të fqinjëve ardhacakë, duke blerë krerët e korruptuar të shtetit shqiptar”.

Duke paralajmëruar kështu një “korrupsion të niveleve të larta”, avokati Ngjela shkruan se “gjithçka që ka filluar të zbulohet në Shqipëri përditë si krim, është ekspozimi amerikan i provave që duhen për të denoncuar korrupsionin shqiptar”.

“Tani, këto që do shihen përditë, do të duken si pa lidhje me korrupsionin politik, por shpejt do shfaqen stekat e mëdha të korrupsionit kryeministror shqiptar. Sepse këto që po ekspozohen, dalin në pah për të identifikuar më pas krimin e organizuar, si një segment bashkëpunues i politikës së lartë me eksponentët e mëdhenj të krimit shqiptar. Politika amerikanë kuptohet se do të punojë rregullisht tani e më tej me ekspozimin e fakteve, për shpëtimin e shqiptarëve nga zgjedha një shekullore e padrejtësisë”, shkruan Spartak Ngjela.

POSTIMI I PLOTE
Korrupsioni i sotëm shqiptar i liderëve politikë nuk është një rastësi, por është rrjedhojë e një vazhdimësie historike antishqiptare në rajon.

Ka 100 vjet që qeverisjet shqiptare janë pagëzuar nga fqinjët pushtues, dhe kanë sunduar në Shqipëri nëpërmjet korrupsionit të brendshëm dhe padrejtësisë njëqind vjeçare.

Varfëria shqiptare është pasojë e një shkaku tragjik që ka ecur sipas kësaj filozofie: të minimizohet territori shqiptar me genocid në favor të fqinjëve ardhacakë, duke blerë krerët e korruptuar të shtetit shqiptar.

Kjo ka qenë zanafilla e trishtimit historik shqiptar, por ajo që vijon të jetë ende pezmi dhe trishtimi i sotëm shqiptar, në Shqipëri, është padrejtësia e imponuar nëpërmjet korrupsionit kryeministror shqiptar.

Blejini! Kjo ka qenë thirrma makabër e genocidit antishqiptar serb për lidershipet e korruptuar kryeministrorë shqiptarë – deri në zhdukjen e racës arbërore.

Zhdukni nga jeta aktivev gjuhën shqipe! Kjo ka qenë sokëllima e osmanëve, dhe e kishës e reaksionit grek, deri në zhdukjen e plotë të kontinuitetit historik arbër- shqiptar, e cila është rrjedhojë e zhvillimit epiroto-ilir në kohët moderne.

  1. Shqipëria dhe shqiptarët tani, pas një shekulli, kanë hyrë aktualisht në kohën e tyre për të nxjerrë në pah historinë reale të Shqipërisë, të fshehur dhe të humbur.

E gjithë kjo histori e fshehur shqiptare, ka ardhur nga përdhuna e pushtimeve dhe nga korrupsioni i vazhdueshëm i krerëve të shtetit shqiptar.
Por beteja e fundit e shqiptarëve për të rifituar historinë e tyre të fshehur, është përqëndruar sot te lufta kundër korrupsionit aktual qeveritar.
Ky korrupsion, në një sens historik njëqind vjeçar, ka qenë epiqëndra e fatkeqësisë shqiptare.

Sigurisht kjo ka arsyet e veta që flasin edhe për dobësinë që ka treguar koshienca shoqërore shqiptare, por ne këtu po flasim sot për faktin dhe jo për arsyen e ardhjes së faktit: kjo që po shprehim, është pasoja; kurse shkaku është detyrë e historisë moderne shqiptare, e cila do të vijë e të shkruhet, sigurisht, pas likuidimit të korrupsionit kryeministror shqiptar.

  1. Likuidimi i plotë i korrupsionit të sotëm shqiptar është një proces i pakthyeshëm që do të shkojë deri në fund. Në fakt, ky është një proces i strukturuar ndërkombtarisht, dhe kjo përbën edhe garancinë e procesit.

Historia e kombeve dhe shteteve ka ecur gjithmonë nën një shtysë interesash; dhe kështu do të jetë ngaherë. Shteti është rrjedhojë politike, dhe politika e një qeverie është interesi kombëtar.
Por, historia e shtetit shqiptar ka pasur gjithmonë në ecjen e saj defektin e shitjes së interesit kombëtar: kjo është edhe arsyeja kryesore e korrupsionit kryeministror shqiptar në një histori njëqind vjeçare.
Po sot?
Edhe sot korrupsioni kryeministror shqiptar ka qenë frenues i zhvillimit shqiptar, dhe njëherësh edhe tregti në funksion të interesit kombëtar të shitur te fqinjët.

Kurse tani koha e solli më në fund që interesi shqiptar të konvergojë në një pikë me interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Ballkani Perëndimor është interes i madh në strukturën e interesit global amerikan, dhe ky interes amerikan arrihet në këtë zonë vetëm nëpërmjet botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Ja, ky është fakti i sotëm historik, i cili është bashkuar me historinë e ardheshme të Shqipërisë.

Interesi amerikan kërkon çlirimin e historisë së fshehur shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe shqiptarët me forcën e politikës së madhe botërore erdhën më në fund në kohën e rishfaqjes të historisë së tyre të madhe. Ajo po rishfaqet përditë me dokumentacionin e shpërthyer nepër arkivat, pas një fshehjeje të gjatë.
Dhe ky, sigurisht që kuptohet se është sot intencioni i politikës amerikano-gjermane, i cili do të vijojë.

lll.
Kjo është arsyeja që sot po vërshojnë dokumenta të shumtë provuesë të arbërisë si histori dhe të shqiptarëve si populli më i vjetër i Gadishullit Ilirik – se edhe emri i këtij Gadishulli është ndërruar nga Gadishulli Ilirik në Gadishullin Ballkanik, për të errësuar historinë dhe heroikën historike arbërore dhe shqiptare.

Dhe normalisht që ky proces po ecën për të identifikuar personalitetin e nëpërkëmbur të të gjithë shqiptarëve të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, botë kjo që aktualisht do të provohet se është shumë më e madhe në numur nga sa paraqitet e fshehur sot nga përdhuna historike.

Identifikimi real i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është bërë sot një proces pa kthim. Por pengesa më e madhe dallon se është korrupsioni kryeministror shqiptar.
I gjithë korrupsioni shihet që është shpërndarë sot me frikë kudo, për të shkatërruar aleancën shqiptaro – amerikane. Ai punon sa në Ankara, në Moskë dhe nëpër organizmat antiamerikane që kanë dekada në një betejë sterile antiamerikane.
Por realisht, lodhen kot së koti dhe fare kot kundër kësaj aleance.

Sot, kjo aleancë, kuptohet se ka hyrë në fazën e ekzekutimit të saj faktik: gjithçka që ka filluar të zbulohet në Shqipëri përditë si krim, është ekspozimi amerikan i provave që duhen për të denoncuar korrupsionin shqiptar.
Tani, këto që do shihen përditë, do të duken si pa lidhje me korrupsionin politik, por shpejt do shfaqen stekat e mëdha të korrupsionit kryeministror shqiptar. Sepse këto që po ekspozohen, dalin në pah për të identifikuar më pas krimin e organizuar, si një segment bashkëpunues i politikës së lartë me eksponentët e mëdhenj të krimit shqiptar.

Politika amerikanë kuptohet se do të punojë rregullisht tani e më tej me ekspozimin e fakteve, për shpëtimin e shqiptarëve nga zgjedha një shekullore e padrejtësisë.

Tags: arbërorebleregjuhënGreqiaracënRamënSerbiazhduk

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
VIDEO/Romela Begaj puth Kuranin dhe betohet: S’kam përdorur doping

VIDEO/Romela Begaj puth Kuranin dhe betohet: S'kam përdorur doping

Grabitje e frikshme/Hajdutët lidhin kambistin, vajza hidhet nga dritarja

Grabitje e frikshme/Hajdutët lidhin kambistin, vajza hidhet nga dritarja

Integrimi/Vuçiç gati të njohë Kosovën, Rama shantazhon BE-në me “Shqipërinë e Madhe”

Integrimi/Vuçiç gati të njohë Kosovën, Rama shantazhon BE-në me “Shqipërinë e Madhe”

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com