Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

I sëmurë në Ballkan, para në dorë ose prit

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
I sëmurë në Ballkan, para në dorë ose prit

Mjekët po rrallohen e radhët në klinika shtohen. Kujt është i sëmurë në Ballkan i duhet durim. Ose të ketë shumë para. Por paralelisht me sistemin shtetëror është krijuar një botë paralele klinikash private.

“Këtë mund ta zgjidhim privatisht”. Kjo fjali magjike dëgjohet rregullisht në Ballkan, edhe Natasha e dëgjoi, kur donte të mbyllte një orar për kontroll në spital. 30 vjeçarja nga Novi Sadi sapo ka lënë pas vuajtjet e një tumori në sistemin limfatik dhe nuk do të humbasë kohë. Por ajo nuk ka para për të paguar “privatisht”, jashtë sistemit të siguracionit shëndetësor shtetëror vizitën mjekësore.

Shumica e pacientëve në vendet e Ballkanit që përbënin dikur Jugosllavinë socialiste janë të varur nga sistemi shëndetësor shtetëror. Për qytetarët në Serbi, Maqedoni apo Bosnje, ku rroga mesatare është rreth 400 euro neto dhe papunësia kalon 20%, kontrollet private tek mjeku janë një luks i paarritshëm. Këtë hap pacientët e ndërmarrin vetëm në rast nevoje, kur pritja e gjatë kthehet në rrezik për shëndetin. Ose kush ka para.

Nuk ka shiringa dhe gjilpëra

“Vajza ime u sëmur nga diabeti, kur ishte 16 muajshe. Kemi pritur më shumë se 6 vjet për një pompë insuline”, kujton Mirela Shishiç, që drejton një shoqatë pacientësh në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë. Për Deutsche Wellen ajo thotë, se spitalet nuk kanë as medikamentet bazë, megjithëse ato duhet të mbulohen nga siguracioni shëndetësor. Ilaçet që nuk i ofrojnë spitalet qytetarët i blejnë pastaj me çmim të plotë në farmaci.

Siguracioni shëndetësor shtetëror ofron shumë pak mjete financiare, shprehet një ish-drejtor që nuk do të përmendet me emër, dhe që për vite me radhë ka drejtuar disa spitale në Serbi.   “Kështu në pjesën e dytë të vitit mungojnë gjilpërat, shiringat, dhe dezinfektuesit. Pa harruar pjesët për aparatet e radiografisë.” Ndërkohë ai punon tani për një spital privat, që nuk i ka këto probleme.

Serbien Krankenhäuser Serbien (DW/I. Petrović)Për qytetarët në Ballkan, ku rroga mesatare shpesh vërtitet tek 400 euro neto dhe kontrollet private tek mjeku janë një luks i paarritshëm.

Vetëm në Serbi, me rreth 7 milionë banorë, presin për kontribute të siguracionit shtetëror zyrtarisht në listë 75.000 vetë. Për ndërhyrje kirurgjikale pacientët presin edhe me vite. Në Bosnjë në javët e fundit qarkulluan në media artikuj për klinikën onkoligjike të Sarajevës që kishte mbetur pa zytostatika, që duhen në kimioterapinë kundër kancerit.

Një botë paralele

Por përtej dhomave të mbushura me pacientë ekzistojnë prej kohësh klinika e spitale private të mirëpajisur. Aty nuk mungon as personeli dhe as aparatet mjekësore. Kësaj i shtohet premtimi që nuk pritet më gjatë se tre ditë për një vizitë mjekësore. Të paktën 20 deri në disa qindra euro në muaj kushton siguracioni privat në Serbi. Një luks që mund ta paguajnë vetëm 2% e qytetarëve serbë.

“Kështu paguan dyfish, sepse siguracioni shtetëror është i detyruar”, thotë e zemëruar, Danijela Stankoviç-Bariçak, ekperte menaxhimi në spitale. Ajo që e zemëron më shumë është se edhe spitalet shtetërore po pranojnë gjithnjë e më shumë pacientë që paguajnë në dorë ose janë të siguruar privatisht, pa kohë pritjeje. “I gjithë koncepti merr fund, po qe se favorizohen ata që paguajnë ekstra.”

Vërtet favorizohen më shumë ata që paguajnë nën dorë apo që njohin njerëzit “e duhur”. Në indeksin e korrupsionit të Transparency International aspirantët për në BE nuk marrin vlerësim të mirë. Mali i Zi është në vendin e 64, më keq është Serbia që zë vendin e 77, akoma më keq Kosova e Shqipëria që zënë respektivisht vendet e 85 dhe 91, si edhe Bosnja. Në fund të vendeve ballkanike gjendet Maqedonia në vendin e 107.Në sondazhe të ndryshme mjekët, krahas policëve të trafikut, shihen si më të korruptuarit.

 Mjekët largohen nga vendi

Në të njëjtën kohë nga vendet e Ballkanit po largohen shumë mjekë. “Vitin e kaluar 180 nga 220 mjekë të diplomuar kanë kërkuar një certifikatë që u mundëson punën jashtë vendit”, thotë Goran Begoviç, kreu i sindikatës së mjekëve në klinikën qendrore të Shkupit. “Kjo shifër është e frikshme”, thotë ai.

Destinacioni më i preferuar është Gjermania, ku një mjek fiton 5 deri në 6 herë më shumë se në Serbi apo Maqedoni. Në vitin 2016, mjekët serbë përbënin grupin e tretë më të madh të mjekëve të lejuar për të punuar në Gjermani, pas sirianëve dhe rumunëve. Organizata Healthgrouper ka konstatuar se më shumë se treçereku i mjekëve në Serbi mendon për t’u larguar nga vendi. Situata është e ngjashme në vendet e tjera të Ballkanit.

Kështu krijohet një rreth vicioz, personeli mjekësor largohet nga vendi ose kalon në sektorin privat, ku pagat janë më të mira. Përballë këtyre qëndron një sistem shtetëror me shumë më pak para dhe mjekë e me lista të gjata pritjeje. Kolapsi i një sistemi të tillë duket si i paraprogramuar. Mirela Shishiç, që duhet të përballet me diabetin e fëmijës së saj në sistemin shëndetësor boshnjak nuk ka shumë shpresa: “Më parë do t’i shkatërroheshin veshkat vajzës sime se sa do të kryhej ndonjë reformë.”/DW

Tags: Ballkandorëparapritsëmurë

TË LIDHURA

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra
Rajoni

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025
Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit
Rajoni

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

14:49 | 07/07/2025
Next Post
Selami, Bashës: Asgjë nuk zgjidhet duke fajësuar kundërshtarin

Plas tek Kuvendi i PD-së, Selami sulmon në sy Bashën. Ovacione në sallë

Fëmijët shqiptarë do të operohen falas në Athinë

Fëmijët shqiptarë do të operohen falas në Athinë

Lubonja: Basha imiton Berishën për të vendosur rregull në PD, por i mungon…

Berisha 'braktis' PD-në, komenton fishkëllimat ndaj Eduard Selamit

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Zaptuan hapësirat publike në plazh/ 3 persona procedohen në Golem
Aktualitet

Zaptuan hapësirat publike në plazh/ 3 persona procedohen në Golem

by mirseda
12:22 | 11/07/2025
0

Përveç lirimit të zonave në plazh të zëna me shezllonge dhe çadra pa lejen përkatëse, Policia e...

Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

12:21 | 11/07/2025
Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës

11:47 | 11/07/2025
Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

11:26 | 11/07/2025
Tani u kujtuat për aksionet? Rama u përgjigjet kritikëve, mesazh kryebashkiakëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

Tani u kujtuat për aksionet? Rama u përgjigjet kritikëve, mesazh kryebashkiakëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

10:38 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com