Një sasi e konsiderueshme parash të padeklaruara në vlerën monetare euro, janë sekuestruar nga strukturat doganore.
Raportohet se ata janë zbuluar në një makinë e cila kishte ardhur me tragetin e Barit drejt Shqipërisë.
Pas konstatimit nga punonjësit e doganës, është njoftuar edhe Policia e Shtetit e cila ka nisur hetimet për të zbuluar origjinën dhe destinacionin.