Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes udhëton drejt Azisë Jugore

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, do të bëjë udhëtimin e parë drejt Azisë Jugore që kur Presidenti Donald Trump njoftoi strategjinë e tij për luftën në Afganistan. Plani parashikon mijëra forca ushtarake shtesë, si dhe një rol më të zgjeruar për Indinë, ku Sekretari Mattis do të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, do ta shoqërojë shefin e Pentagonit në këtë udhëtim.

Shtëpia e Bardhë po e rishikon politikën për Afganistanin në një periudhë ndryshimesh gjeopolitike në rajon.

Kina, me fuqinë e saj ushtarake dhe ekonomike në rritje, po e zgjeron ndikimin e saj drejt Azisë Jugore.

Por, Presidenti Donald Trump parashikon një rol më të madh për Indinë si një fuqi rajonale.

“Duam që të na ndihmojnë më shumë me Afganistanin, në veçanti për ndihmën ekonomike dhe zhvillimin”, tha Presidenti Trump.

Është një propozim që Pakistani, rivali i hershëm i Indisë, e shikon si një kërcënim.

“Ne nuk shohim ndonjë rol politik apo ushtarak për Indinë në Afganistan. Mendoj se vetëm do ta komplikojë situatën dhe nuk do të zgjidhë gjë”, tha Kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqanabbasi.

Por, India po vepron ndërkohë me kujdes, ndërsa ra dakort këtë muaj të ofrojë më shumë ndihmë për forcat mbrojtëse afgane. Ajo ka ofruar deri tani mbi 2 miliardë dollarë ndihma ekonomike për Afganistanin.

Zyrtarët afganë këmbëngulin se dëshirojnë marrëdhënie miqësore me të dyja vendet dhe se pjesa më e madhe e investimeve indiane janë investime të buta.

“Në sektorë si shëndetësia, arsimi, infrastruktura, dhe institucionet demokratike… askush nuk duhet ta kundërshtojë këtë lloj ndihme”, thotë Ahmad Shah Katawazai, punonjës i ambasadës së Afganistanit në Uashington.

Por, janë të shumtë ata që e kundërshtojnë në Pakistan, vendin rival që mund të shtrëngohet të rrisë si kundërpeshë mbështetjen për grupe militante me bazë në Afganistan, thotë Shamila Chaudhary, që ka punuar në administratën Obama për politikat e Azisë Jugore.

“Për rrjedhojë, politika e re për Afganistanin e Presidentit Trump bie në kundërshtim me veten. Nga njëra anë shtojmë presionin ndaj pakistanezëve duke u kërkuar të bëjnë më shumë për SHBA-në, si dhe që t’i japin fund marrëdhënies me këto grupe militante. Nga ana tjetër, duam që indianët të bëjnë më shumë në Afganistan, duke i nxitur kështu pakistanezët”, thotë zonja Chaudhary.

Strategjinë e Sekretarit Mattis për të balancuar rajonin e komplikon më tej edhe Kina.

Kina dhe India ranë dakort kohët e fundit të ulin tensionet prej mosmarrëveshjes së hershme për vijën kufitare.

Kina e ka pritur gjithashtu me pakënaqësi forcimin e shpejtë të marrëdhënies së Uashingtonit me Nju Delin në fushën e mbrojtjes, një marrëdhënie që pritet të zgjerohet më tej gjatë udhëtimit të Sekretarit Mattis.

Tags: amerikanAzisë Jugoredrejti Mbrojtjessekretariudhëton

TË LIDHURA

Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Bota

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

14:28 | 06/06/2026
Next Post

Spalleti shumë më mirë se Pioli

Bota drejt sfidave të reja, planifikim urban për të parandaluar përmbytjet

Chiesa kalon në avantazh Fiorentinën, supergol (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

by mirseda
19:06 | 06/06/2026
0

Tifogrupi “Tifozët Kuqezi” kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, duke iu bashkuar protestës, raporton...

Protesta për Zvërnecin shtrihet jashtë vendit, tubime në Athinë, Itali e Gjermani

18:43 | 06/06/2026

Vila e Dhërmiut hap “Kutinë e Pandorës”, SPAK heton Pandeli Carapulin për pastrim parash

18:42 | 06/06/2026

Dy vila pranë Ballukut, në fokus edhe Viola Haxhiademi e Maksim Hetemaj

18:37 | 06/06/2026

SPAK thërret Klevis Jahajn dhe Ergys Verdhon për aferat e “çetës Balluku”

18:35 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com