Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: NATO duhet të ndryshojë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Sekretari amerikan i Shtetit: NATO duhet të ndryshojë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se NATO-ja duhet të rritet dhe të ndryshojë përndryshe rrezikon të vjetërohet.

Komentet e tij vijnë një ditë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron dhënë revistës “The Economist” se aleanca është në vdekje klinike, komente që u hodhën poshtë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Zoti Pompeo tha se aleanca është ndoshta një nga më të rëndësishmet “në të gjithë historinë e derisotme”.

Pas fjalimit në Berlin, sekretari Pompeo iu përgjigj pyetjes nëse NATO-ja është e vjetëruar ose klinikisht e vdekur.

Ai u përgjigj se pas 70 vjetësh, aleanca duhet të rritet dhe të ndryshojë, duhet të përballet me realitetet dhe sfidat e sotme.

“Nëse vendet e ndryshme besojnë se mund të marrin përfitimet që sjell siguria pa i siguruar NATO-s burimet që i duhen, nëse ato nuk i respektojnë angazhimet e tyre, ekziston rreziku që NATO-ja të bëhet e paefektshme ose e vjetëruar”, tha ai.

Në fjalim, Pompeo kritikoi trajtimin e Rusisë ndaj kundërshtarëve politikë dhe tha se taktikat e Kinës duhet të jenë mjaft të njohura për njerëzit e ish-Gjermanisë Lindore. Ai tha se vendet e lira janë në konkurrencë vlerash me vendet më pak të lira.

Zoti Pompeo ndodhet në Gjermani në prag të 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

Duke reflektuar mbi mësimet e nxjerra nga rënia e Murit në vitin 1989, zoti Pompeo tha se “Perëndimi dhe të gjithë ne humbëm rrugën në muzgun që ra pas atij momenti krenar”.

“Ne menduam se mund t’i zhvendosnim burimet tona larg aleancave dhe ushtrive tona, por e kishim gabim”, tha ai.

“Sot, Rusia udhëhiqet nga një ish-oficer i KGB-së, dikur i stacionuar në Dresden. Ajo pushton fqinjët dhe vret kundërshtarët politikë”.

“Ne nuk duam që furnizimet me energji të Evropës të varen nga Vladimir Putini”, shtoi ai, duke iu referuar tubacionit të gazit Nord Stream 2 i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

Zoti Pompeo tha se Partia Komuniste Kineze po “formon një vizion të autoritarizmit” dhe paralajmëroi Gjermaninë që të mos përdorë pajisjet e firmës kineze Huawei Technologies për ndërtimin e rrjetit 5G të të dhënave.

“Shefi juaj i inteligjencës ka thënë se Huawei nuk mund të besohet plotësisht”, tha ai.

Në Pekin, Ministria e Jashtme e Kinës e kritikoi zotin Pompeo për komentet e tij të mëparshme në adresë të Partisë Komuniste Kineze, duke thënë se komentet ishin “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe kishin nxjerrë në pah “qëllimet e tij të errëta” siç i cilësoi ajo. /VOA

Tags: NATOndryshojësekretari amerikanshteti

TË LIDHURA

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që kriminalizon tranzicionin gjinor për të miturit
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që kriminalizon tranzicionin gjinor për të miturit

17:52 | 18/12/2025
Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve
Bota

Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve

17:11 | 18/12/2025
Kina: SHBA të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit
Bota

Kina: SHBA të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit

15:20 | 18/12/2025
Next Post
Nuk bëjnë jetën që mendohet, cilat janë sekretet e truprojave të vipave

Nuk bëjnë jetën që mendohet, cilat janë sekretet e truprojave të vipave

Fitoi çmimin Nobel në Letërsi, Austria nis hetimet ndaj Peter Handke

Fitoi çmimin Nobel në Letërsi, Austria nis hetimet ndaj Peter Handke

Dëshmoi për Rrajën, Kejvina Kthella provokon pas përballjes me grupin hetimor 

Dëshmoi për Rrajën, Kejvina Kthella provokon pas përballjes me grupin hetimor 







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së
Aktualitet

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

by mirseda
21:06 | 18/12/2025
0

Çështja e pronës ka qenë një nga temat më të përfolura në tre dekadat e fundit në...

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

19:49 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com