Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Secili reformën e tij

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rama mposhtet me paqe, lufta e bën më të fortë

Nga: Lorenc Vangjeli

Edhe maxhoranca e Ramës, edhe opozita jashtëparlamentare e Bashës dhe Kryemadhit, edhe opozita në parlament, edhe Bindja e Patozit, në mënyrë të pabesueshme, u bashkuan në një pikë të përbashkët këtë javë. Nevoja për reformën zgjedhore e bëri skenën politike të vendit më konkrete, dhe ndoshta edhe pak më shumë të dobishme, sesa vërtitja prej kuajsh në haurin e pistë të Tiranës.

Të gjitha palët e përfshira në garën periodike të votës, kanë artikuluar vullnet për të prodhuar kushtet e lojës përpara votës. Siç kanë bërë gjithmonë në fillim dhe janë penduar më pas në vijim. Kanë hedhur në treg propozime për ndryshime e korrigjime, që nga paratë e ligjshme që do të hidhen në garë e deri tek natyra e komisionerëve, që nga administrimi i zgjedhjeve e deri tek pika më e nxehtë: ndryshimi i mundshëm i sistemit zgjedhor. Kjo është fotografia e momentit të humorit të përbashkët politik. Por situata komplikohet kur mendohet realizimi i saj në praktikë.

Maxhoranca ka nevojë për votat e opozitës parlamentare që të kalojë ligjin e ri, por duhet të ketë dhe bindjen e mbështetjen e opozitës jashtëparlamentare për të realizuar këtë operacion.

Opozita jashtëparlamentare nuk ka votë në dispozicion, por do të tentojë të ndikojë në derivatin e saj të mbetur në parlament për të imponuar vullnetin e saj.

Opozita e parlamentit nuk ka legjitimitet moral në administrimin e votës së saj, por do të tentojë ta shesë shumë shtrenjtë të drejtën e votës së saj në parlament.

Të gjithë kundër të gjithëve dhe gjithkush që ka nevojë për tjetrin, tashmë janë në momentin kur edhe nëse duan, nuk munden të bëjnë përpara pa pak pazar. Nga ato lloj llogarish që në Shqipëri shkojnë nga premtimet për një vezë të menjëhershme të të sotmes e deri tek ato për pulë pushteti neser. Eshtë krijuar një qark i mbyllur, që nis me interesa politikë dhe nuk mbyllet me interesa individuale, premton vetëm sherr dhe rrëmujë.

Eshtë një nga ekuacionet më të vështirë dhe njëkohësisht më qesharakë që duhet zgjidhur deri në dimrin e këtij viti. Me shumë gjasë, në epilog të tij ai do të vazhdojë me një thirrje për arbitra të huaj, për t’u shndërruar dhe në dëshminë e rradhës për të kuptuar dhe njëherë sesa i gabuar ishte akti i opozitës për daljen nga sistemi.

Se i çfarë shkalle lebetie ishte vullneti për të bërë listat e deputetëve dhe për të improvizuar pianistë delikatë nga sharrëxhinj të zhurmshëm, me mendësinë që pastaj pianistëve t’u kërkohet prerja e pyllit! Tani është rradha e sistemit që po “hakmeret”. Sistemi po tallet me të gjithë duke nisur me ata që fyejnë edhe barsaletat vetë nëse bëhen personazhe të tyre! (JavaNews.al)

 

Tags: bashaKryemadhilorenc vangjelirama

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Kryemadhi: Familja shqiptare është një vlerë, por qeveria mbështet të pasurit

Kryemadhi: Familja shqiptare është një vlerë, por qeveria mbështet të pasurit

Rënie temperaturash! Ja si parashikohet moti për nesër

Rënie temperaturash! Ja si parashikohet moti për nesër

INSTAT: Tregtia me pakicë në rritje, ndikim kryesor nafta

Cilësia e karburantit, si falsifikohen të dhënat dhe përzierjet







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Njësoj si Millosheviçi dikur, Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë në Serbi
Kosovo

Njësoj si Millosheviçi dikur, Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë në Serbi

by mirseda
11:50 | 24/11/2025
0

Në kohën kur në mediat perëndimore diskutohet përfshirja e supozuar e tij në skandalin e snajperëve në...

Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025
Nuk janë paguar prej disa muajsh, punëtorët transportit publik protestojnë në Prishtinë,

Nuk janë paguar prej disa muajsh, punëtorët transportit publik protestojnë në Prishtinë,

11:24 | 24/11/2025
Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

11:15 | 24/11/2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

10:22 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com