Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Seanca/ Ligjshmëria e “30 Qershorit”, Kushtetuesja refuzon qeverinë

5 vjet ago
in Të Gjitha

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pushimin e çështjes për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 dhe i dha kohë palëve të rishikonin dosjen. Seanca e zhvilluar sot erdhi pas kërkesës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila si kryetare e Shoqatës së Bashkive, ka kërkuar shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 2019. “Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore”, tha përfaqësuesja e qeverisw, Elira Kokona. Por kjo kërkesë është rrëzuar, duke i dhënë pak kohë palëve të njihen edhe me dosjet e kërkuara.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 u bojkotuan nga ana e opozitës së bashkuar, duke lënë Partinë Socialiste të vetme në garë, e sfiduar nga vetëm disa kandidatë të Bindjes Demokratike të Patozit. Ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, me cilësinë e kreut të Shoqatës së Bashkive, e cila korrikun e kaluar paraqiti një kërkesë në Kushtetuese dhe kërkoi verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike. Kjo forcë politike u regjistrua për të marrë zgjedhje në limit të kornizave ligjore duke vënë në dyshim ligjshmërinë, sipas pretendimeve të Ademit. Vetë kreu i shtetit, Ilir Meta, pasi anuloi me një dekret 30 Qershorion,  zgjodhi datën 13 tetor për të rizhvilluar zgjedhjet. Por as KQZ nuk ndërmori asnjë hap për zhvillimin dhe asnjë parti nuk u anagazhua për të marrë pjesë në to.

Refuzohen Veliaj e Ndreu

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë që në fillim kërkesën e qeverisë për të pezulluar çështjen derisa gjykata e Tiranës të shprehet për shkarkimin e Voltana Ademit nga posti i kryetares së Shoqatës së Bashkive dhe zëvendësimin e saj nga Pjerin Ndreu. Më pas, kjo gjykatë  rrëzoi kërkesën e kryetarit të Shoqatës së Autonomisë Vendore, njëherazi kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të qenë palë në procesin për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Presidenca u shpreh kundër kërkesës së Veliajt dhe Gjykata Kushtetuese nuk pranoi që kryebashkiaku të marrë pjesë në proces. Ndërkohë, pas shumë debateve mes palëve, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lejojë si dëgjues përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Ivi Kaso, për të ndjekur nga afër seancën që po zhvillohet sot për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatë seancës së sotme u rrëzuan gjithashtu edhe kërkesat e avokatit të shoqatës së bashkive, Jordan Daci, I cili kërkoi përjashtimin e Këshillit të Ministrave, duke e argumentuar se pushteti lokal është i pavarur. “Nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflikt interesi. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Këshilli i Minstrave nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur. Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet”, tha Daci. Por kjo kërkesë e Dacit u rrëzua./Tirana Today

Tags: Erion VeliajGjykata Kushtetuesejordan dacipjerin ndreu

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

“Është si çështje martese, nusja s'paraqitet”, Rama: Dështoi BE, jo Shqipëria! 

Foto nga Nina Ruecker/Getty Images)

Si po i trajton Gjermania dosjet e policisë sekrete komuniste, STASI

Raporti për zgjedhjet, ambasadori i OSBE tregon kur do takohet me Bashën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

by mirseda
19:51 | 06/06/2026
0

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Elbasan, në vijim të protestave që nisën kundër...

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026

“Kosova është me ju”/ Protestuesi nga Prishtina: Jemi me nënën Shqipëri!

19:25 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com