E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

“Është si çështje martese, nusja s’paraqitet”, Rama: Dështoi BE, jo Shqipëria! 

Një ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE-së për të shtyrë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama është treguar mjaft i prerë duke thënë se ka dështuar BE-ja, e jo Shqipëria. Mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dështim të Bashkimit Europian. Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik të mbajtur në Maqedoninë e Veriut, kreu i qeverisë tha se vendi ynë do të vazhdojë të bëjë përpara, për të bërë atë që kërkohet nga BE-ja.

“Nuk është hera e parë që kemi dështuar, jemi mësuar me këtë. Është pak a shumë si një çështje martese, ke porositur muzikën, ushqimin më të mirë dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do të vazhdojmë që të ecim përpara, ne ishim gati dhe më parë, fakti që disa vende thonin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk ishte e vërtetë por kjo lidhet me çështjet e brendshme.

Nuk jam pesimist, Zaev ka të drejtë që është pak i frustuar. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, nuk është shtëpia jonë që të vendosim. Ne duam të hymë në BE, por nuk duhet të harrojmë se është në shtëpitë e tyre. Ne ju duam, por ata nuk na tregojnë se nuk janë gati për ne, se nuk kanë përgatitur ende “dhoma” për ne. Por ata vazhdojnë të na thonë se ju nuk jeni gati. Kjo nuk është e vërtetë”, tha Rama.

“Fitorja e fundit është më e mira, por nuk do të jetë më e mirë si e reja. Në politikë, fitorja nuk është në sport, është fillimi sepse aty në fakt fillon një mision shumë sfidues. Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

Lexo edhe :   Padurimi, dera mes gënjeshtrës dhe fatalitetit
Lexo edhe :   Padurimi, dera mes gënjeshtrës dhe fatalitetit

Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim përpara, dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim për të jetuar së bashku”, shtoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...