Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Seanca/ Basha kërkon largimin e Xhafajt, kundërpërgjigjet ministri

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Seanca/ Basha kërkon largimin e Xhafajt, kundërpërgjigjet ministri

Gjatë seancës së sotme plenare, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pasur një përplasje me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn.

Duke iu referuar përplasjes së bandave me policinë në Elbasan, kryedemokrati i kërkoi Ramës që të largojë Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafën, si dhe të shkarkojë kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini

“Largo Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafën. Kërko shkarkimin e Qazim Sejdinit dhe largo kriminelët. Ju të gjithë e keni parë videon në Elbasan dhe shumica e shqiptarëve janë ndjerë keq kur kanë parë që policia u shpartallua nga një bandë. Të gjithë pyesin pse policia nuk hyri në magazinë? Policia nuk hyri sepse ajo magazinë është kështjella e krimit dhe bandës së Edi Ramës. Ka mbështetje dhe mbrojtje qeveritare dhe policia nuk e çan dot, prandaj policia nuk ka çfarë bën”, tha Basha.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Xhafajt, i cili foli troç duke iu përgjigjur për cështjen e Elbasanit, ndërsa e akuzoi Bashën se në kohën që ky i fundit drejtonte ministrinë e Brendshme, kanabiasi mbillej nën mbrojtjen e shtetit.

“Ka padyshim dy histori lidhur me dy shembujt e trafikut dhe kultivimit të kanabisit. Një histori kur ju keni qenë në pushtet dhe kur keni qenë ministër i Brendshëm, historia e famshme e Lazaratit dhe Dukagjinit, ku kultivim i kanabisit ishte nën mbrojtjen e shtetit. Kjo është një pamje që shumë shpejt do bëhet publike edhe nga agjencitë ndërkombëtarë.

Ngjarjet e fundit e Elbasanit janë rrjedhojë e veprimit në rritje të policisë së shtetit kundër veprimtarive kriminele. Kam urdhëruar analizën e plotë të situatës në këtë qytet. Kam urdhëruar drejtuesit kryesor të hetimit në Policinë e Shtetit të instalohen në Elbasan. Kam kërkuar një analizë të plotë që të nxjerr në pah shkaqet e vërteta të këtyre ngjarjeve kriminale të këtyre dy grupeve kriminale Çelajt dhe Çapjat.

I kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtorisë së Standardeve që të analizojnë veprimet dhe mosveprimet e policisë. Kam kontaktuar personalisht drejtuesit e lartë të prokurorisë, dhe u kam dhënë atyre mbështetjen tim maksimale dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit, në funksion të zbardhjen së ngjarjes, dhe jo vetme të kësaj ngjarje. Në dijeninë time, prokuroria, aktualisht është duke zhvilluar hetime intensive të përbashkëta me Policinë e Shtetit, dhe është rasti që ajo të dëshmojë që është në lartësinë e detyrës. Problemet e policisë në Elbasan do jete pjesë e një analize të qartë për problemet aty. Nuk shfajësoj veprimet e mia apo gabimet e mia që mund të kemi. Reagimi ndaj veprimeve të policisë do jetë edhe më i madh. Ndaj ju kërkoj që ta mbështesni Policinë, pasi në pjesën më të madhe të saj është përbërë nga individë të ndershëm”, tha ndër të tjera Xhafaj.

Tags: fatmir xhafajkerkon largiminlulzim bashaministriseanca

TË LIDHURA

I dyshuar për dy vepra penale/ AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë
Aktualitet

I dyshuar për dy vepra penale/ AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë

19:38 | 19/03/2026
Nesër Fitër Bajrami, Begaj: Festë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë
Politikë

Nesër Fitër Bajrami, Begaj: Festë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë

19:12 | 19/03/2026
Balliu reagon ashpër për drejtorin e burgut të Rrogozhinës: Një goditje për shtetin ligjor
Politikë

Balliu reagon ashpër për drejtorin e burgut të Rrogozhinës: Një goditje për shtetin ligjor

19:05 | 19/03/2026
Next Post
Shkarkohet Ancelotti, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet Ancelotti, ja kush e zëvendëson

Deklarata bombë/ Ish-kryeministri Davutogllu: Turqit dhe shqiptarët janë një familje

Deklarata bombë/ Ish-kryeministri Davutogllu: Turqit dhe shqiptarët janë një familje

Kualifikohet Kukësi, Bakaj dhe Shtubina humbasin Skënderbeun

Kualifikohet Kukësi, Bakaj dhe Shtubina humbasin Skënderbeun







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Reuters: Lufta me Iranin hyn në një fazë të re! SHBA po shqyrton dërgimin e mijëra trupave
Bota

Reuters: Lufta me Iranin hyn në një fazë të re! SHBA po shqyrton dërgimin e mijëra trupave

by mirseda
19:42 | 19/03/2026
0

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të mijëra ushtarëve shtesë në Lindjen e Mesme, ndërsa...

I dyshuar për dy vepra penale/ AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë

I dyshuar për dy vepra penale/ AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë

19:38 | 19/03/2026
Kriza në Hormuz, IMO kërkon korridor të sigurt për anijet tregtare

Kriza në Hormuz, IMO kërkon korridor të sigurt për anijet tregtare

19:32 | 19/03/2026
Nesër Fitër Bajrami, Begaj: Festë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë

Nesër Fitër Bajrami, Begaj: Festë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë

19:12 | 19/03/2026
Balliu reagon ashpër për drejtorin e burgut të Rrogozhinës: Një goditje për shtetin ligjor

Balliu reagon ashpër për drejtorin e burgut të Rrogozhinës: Një goditje për shtetin ligjor

19:05 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com