Bota aktualisht po përballet me toksina, si pasojë e përdorimit në masë të plastikës. Qytetarët janë ende të varur nga plastika, e cila gjendet kudo. Makaronat janë parë si gjetja ideale për të zgjidhur një problem të madh mjedisor, e që në fakt është ‘përqafuar’ nga njerëzit.
Në kohën kur bota kërkon mënyra të ndryshme për të zvogëluar mbeturinat plastike, makaronat e gjata mund të jenë një nga përgjigjet.
Disa bare në Itali kanë ndërmarrë një iniciativë për tu vlerësuar, ku makaronat e gjata janë zëvendësuar me pipat.
Po kështu vlen për tu theksuar fakti se makaronat janë bërë nga gruri dhe uji, dhe janë 100 për qind vegan.