Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“S’do më shohësh më gjallë”, djalit vrau veten pas sherrit me gruan, babai: Nuk e besoj, atë…

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“S’do më shohësh më gjallë”, djalit vrau veten pas sherrit me gruan, babai: Nuk e besoj, atë…

Babai i të riut që u vetëvra dy ditë më parë në Klos, e ka pasur të vështirë të pranojë ngjarjen, duke hedhur dyshime se i biri mund të jetë vrarë.

Megjithatë, burime nga Policia thanë se është zbardhur ngjarja dhe nga të dhënat e deritanishme, rezulton se 31-vjeçari Arjan Hoxha është vetëvrarë, duke përjashtuar paraprakisht dyshimet se mund të ishte qëlluar nga dikush tjetër. Vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë, në fshatin Plani i Bardhë ka mbërritur babai i viktimës A.Hoxha dhe daja i tij. Pranë trupit të pajetë të të birit, ai ka gjetur dhjetëra efektivë policie, oficerë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, si dhe banorë të fshatit.

I përlotur për humbjen e madhe, ai është shprehur: “Nuk ka mundësi që djali im të ketë vrarë veten, me siguri dikush e ka qëlluar”. Efektivët e Policisë janë përpjekur ta qetësojnë babanë dhe dajën e viktimës dhe janë shprehur se duhet të kenë besim, pasi gjithçka do të zbardhet nga grupi hetimor i çështjes. Trupi i pajetë i Hoxhës, mbrëmjen e së enjtes, është dërguar në morgun e Spitalit Bashkiak Mat.

Kërkesës së babait të Arjan Hoxhës i është përgjigjur pozitivisht grupi hetimor. Është kërkuar ndihmë pranë Ministrisë së Brendshme dhe ekspertë të Kriminalistikës kanë kryer këqyrjen e trupit të 31-vjeçarit. Në përfundim të aktekspertizës është konstatuar se viktima ka vrarë veten me një plumb. “Arjan Hoxha është vetëvrarë me një plumb. Ai ka qëlluar vetën në gojë me një automatik ‘Kallashnikov’. Plaga ka tejshpuar kokën, duke e lënë të vdekur në vend. Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune”, shprehen burime nga grupi hetimor.

POLICIA

Burime pranë Komisariatit të Matit saktësojnë se janë pyetur shumë dëshmitarë, që kanë parë dhe dëgjuar sherrin e nisur në shtëpinë e familjes Ndoj. Një zyrtar vendor i Policisë tha se në momentin kur Arjan Hoxha ka mbërritur në shtëpinë e bashkëshortes, në banesë janë ndodhur vetëm katër vajza të vogla, nga 3 deri në 16 vjeçe. Ato kanë përjetuar momente frike dhe ankthi.

“Në momentin kur Arjani ka hyrë në banesë me armë në dorë, bashkëshortja dhe vajzat kanë shpërthyer në ulërima. Fqinjët kanë kuptuar se diçka e rëndë po ndodhte në atë familje. Ato i kanë telefonuar Policisë së Klosit”, sqarojnë burime të Policisë. Menjëherë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të Policisë Klos, Mat dhe Bulqizë. Ato kanë rrethuar vendin e ngjarjes, por nuk i janë afruar shumë banesës ku raportohej ngjarja.

VENDNGJARJA

Mësohet se pranë trupit të viktimës ka mbërritur i pari një efektiv i Komisariatit të BulqizëS. Ai ka njoftuar me celular kolegët, duke u thënë se kishte gjetur një person të vrarë, pranë një peme. Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes thanë se Arjan Hoxha mbante në dorë një automatik dhe pranë iu gjet një unazë (mendohet se ia kishte hequr bashkëshortes pak minuta para se sa të vriste veten), një qese me duhan, celulari dhe sende të tjera personale. Të gjitha këto janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale. Policia saktëson se vjehrra e viktimës nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes, pasi ishte në spitalin “Xhavit Mara”, për t’u kuruar, sepse dy ditë më parë, gjatë zënkës me dhëndrin e saj, Arjanin, ai i kishte dëmtuar me thikë tre gishta të dorës së majtë. /PANORAMA

Tags: “sherrit”babaibesojdjalitgjallëgruanshohëshveten

TË LIDHURA

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

21:34 | 27/06/2025
E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet
Aktualitet

E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

21:18 | 27/06/2025
Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës
Aktualitet

Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës

20:45 | 27/06/2025
Next Post
Papa Françesku: Vizitën në Maqedoninë e Veriut ia kushtoj Nënë Terezës

Papa Françesku: Vizitën në Maqedoninë e Veriut ia kushtoj Nënë Terezës

“Shoqëria ka harruar besimin e vlerat e moralit”, mesazhi i fortë i Mirush Kabashit

“Shoqëria ka harruar besimin e vlerat e moralit”, mesazhi i fortë i Mirush Kabashit

I hodhi qumësht në fytyrë, politikani britanik godet me grushte 23-vjeçarin (Video)

I hodhi qumësht në fytyrë, politikani britanik godet me grushte 23-vjeçarin (Video)

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com