Një 53-vjeçar, banues në Sarandë, është gjetur pa jetë sot rreth orës 06:00 në fshatin Vrion.
I ndjerë është shtetasi G.I., i cili punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjete në Vrion (punonjës i policisë private). Ai u gjet pajetë nga punonjësit e turnit tjetër dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Nga kqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër, por dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.