E shtunë, 23 Janar, 2021
8 C
Tirana

Sarandë: ‘BMW’-ja përplas autoambulancën, infermierja niset me helikopter drejt Tiranës

Ambulanca e spitalit të Sarandës është përfshirë në një aksident, pasi u përplas me një automjet tip ‘BMW X5’, me targa angleze.

Mësohet se autoambulanca po shkonte të merrte në pacient, në momentin kur është goditur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:21 të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e lagjes nr.3 të qytetit.

Për pasojë, është plagosur infermierja 58-vjeçare e identifikuar me inicialet A.R, e cila ndodhet në gjendje të rëndë.

”Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë’’, informon policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ajo është dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Ndërkohë, nga përplasja, automjeti ka përfunduar brenda të lokalit të shtetasit E.K, teksa është plagosur edhe drejtuesi i mjetit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...