Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sanksionet ndaj Moskës/ Trump mund të vendosë veton ndaj vendimeve të Kongresit

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump përgënjeshtron Shtëpinë e Bardhë

U.S. President Donald Trump gestures during an interview in the Oval Office of the White House in Washington, D.C., U.S., on Monday, May 1, 2017. Trump said he would meet with North Korean leader Kim Jong Un amid heightened tensions over his country's nuclear weapons program if the circumstances were right. Photographer: Andrew Harrer/Bloomberg via Getty Images

Shtëpia e Bardhë nuk përjashtoi mundësinë që Presidenti Donald Trump t’i vërë veton sanksioneve të reja të Kongresit ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, duke nxitur kritika të ashpra nga ligjvënësit e të dyja partive politike të vendit.

“Ai mund të nënshkruajë sanksionet ashtu siç i ka propozuar kongresi, mund t’i vërë veton, ose mund të negociojë një marrëveshje për sanksione edhe më të ashpra kundër rusëve”, tha Anthony Scaramucci, drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë për rrjetin CNN.

Madje thjeshtë ideja e vetos shkaktoi reagim të menjëhershëm nga kongresi.

“Unë mendoj se do të ishte një gabim shumë i keq,” i tha Zëri i Amerikës senatori republikan nga Teksasi, John Cornyn. “Do të ishte më mirë nëse ata [zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë] do të punonin me ne për krijimin e legjislacionit për këtë çështje”.

“Projekt-ligji i sanksioneve i jep presidentit një armë më të fortë në diskutimet e tij me [Presidentin Vladimir] Putin,” tha udhëheqësi i demokratëve në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Ben Cardin nga Merilendi. “Nëse ai i vë veton projekt-ligjit, kjo do të thotë se ai nuk dëshiron të ketë një dorë më të fortë në diskutimet me zotin Putin”.

“Është e vështirë ta kuptojmë se çfarë del nga Shtëpia e Bardhë,” shtoi senatori Cardin.

“Kongresi ka fuqinë ta anulojë veton”, tha senatori demokrat nga Nju Xhërsi, Bob Menendez.

Udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer hodhi poshtë pohimin “qesharak” të zotit Scaramucci se Presidenti Trump mund të negociojë sanksione edhe më të ashpra kundër Rusisë.

“Edhe unë jam një njujorkez,” tha senatori Schumer duke shtuar, “dhe mund t’i kuptojë idetë jo serioze.”

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin e sanksioneve të martën me 419 vota pro dhe 3 kundër. Edhe në senat pritet të ketë një mbështetje të ngjashme për këtë projekt-ligji.

Projekt-ligji synon të vendos kosto më të mëdha ekonomike ndaj Moskës, Teheranit dhe Phenianit për një sërë aktivitetesh të këtyre vendeve që kundërshtohen nga Uashingtoni dhe i jep Kongresit fuqinë për të bllokuar çdo masë presidenciale për të pezulluar masat ndëshkuese.

Gjatë negociatave disa javëshe, administrata e Presidentit Trump fillimisht i kundërshtoi këto masa duke i quajtur ato një përpjekje për të kufizuar aftësinë e ekzekutivit për të lehtësuar në mënyrë të njëanshme sanksionet, duke thënë se ato kufizojnë aftësitë e Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për të ndryshuar veprimet ruse dhe për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë me Presidentin rus Vladimir Putin, raporton VOA.

Shqetësimi për këtë çështje u eliminua në fillim të javës, kur Shtëpia e Bardhë shprehu mbështetjen për projekt-ligjin.

“Presidenti mbështet sanksionet ndaj këtyre vendeve dhe dëshiron të sigurohet që ato të mbeten në fuqi, por në të njëjtën kohë ai dëshiron të sigurohemi që të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje të mira për këto çështje. Këto dy gjëra janë shumë të rëndësishme për presidentin,” u tha gazetarëve të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të mërkurën se Moska ka të ngjarë të hakmerret kundër Shteteve të Bashkuara nëse sanksionet hyjnë në fuqi.

Sipas mediave shtetërore ruse, Ryabkov paralajmëroi se sanksionet e reja do të eliminojnë çdo shans për përmirësim të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit. Ai gjithashtu tha se Rusia e kishte paralajmëruar më parë administratën e Presidentit Trump se do të kundërpërgjigjej nëse ligjvënësit amerikanë miratojnë projekt-ligjin për sanksionet.

Tags: MoskasanksioneSHBATrumpvendimeveto

TË LIDHURA

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet
Bota

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur
Bota

Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

20:40 | 15/11/2025
OKB voton të hënën Rezolutën që mbështet planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza
Bota

OKB voton të hënën Rezolutën që mbështet planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza

20:36 | 15/11/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 28 korrik 2017

Shtypi i ditës, 28 korrik 2017

Shtypi nga bota, 28 korrik 2017

Shtypi nga bota, 28 korrik 2017

Çfarë ka ndodhur më 28 korrik?

Çfarë ka ndodhur më 28 korrik?







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com