Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sanksionet e rrepta amerikane ndaj Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhje

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Sanksionet e rrepta amerikane ndaj Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhje

Administrata e Presidentit Biden vendosi të enjten sanksione të ashpra ndaj ekonomisë ruse, në formë ndëshkimi ndaj Kremlinit për fushatën e spiunazhit kibernetik ndaj Shteteve të Bashkuara nëpërmjet sulmit ndaj kompanisë SolarWinds, si dhe përpjekjet për të influencuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten sanksionet që ndëshkojnë Moskën për sulmet e dyshuara kibernetike, ndërhyrjet në zgjedhje dhe veprime të tjera keqdashëse.

Presidenti Joe Biden e njoftoi Presidentin rus Vladimir Putin gjatë një telefonate në fillim të kësaj jave, ndërsa gjithashtu e ftoi atë në një samit këtë vit në Evropë.

“Aty ku ka interes për Shtetet e Bashkuara të punojmë me Rusinë, ne duhet të punojmë, dhe kështu do të veprojmë. Kur Rusia kërkon të shkelë interesat e Shteteve të Bashkuara, ne do të përgjigjemi. Ne gjithmonë do të qëndrojmë në mbrojtje të vendit tonë, institucioneve, njerëzve dhe aleatëve tanë“, tha Presidenti Biden.

Shtetet e Bashkuara po dëbojnë 10 diplomatë rusë dhe po vendosin sanksione ndaj 32 subjekteve dhe individëve të dyshuar si të përfshirë në përpjekjet e Moskës për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 për të ndihmuar ish-Presidentin Donald Trump. Në të njëjtën kohë, administrata thotë se dëshiron një marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë.

“Ne do të shohim sërish një kalibrim dhe një kombinim të konfrontimit dhe të përpjekjes për të krijuar nxitje për një lloj angazhimi në fusha që janë të rëndësishme edhe për Moskën. Kështu, për shembull, dialogu i stabilitetit strategjik me Shtetet e Bashkuara, është diçka që Putini e vlerëson – të qenit të përfshirë, ruajtja e një vendi në tryezë dhe bisedimet në Afganistan dhe me Iranin. Kështu që, mendoj se duke i kalibruar të dyja këto mënyra, mund të përpiqesh të krijosh një kuadër për marrëdhënien“, thotë Andrea Kendall-Taylor, nga Qendra për një Siguri të Re Amerikane.

Për herë të parë, Uashingtoni po fajëson Moskën për sulmet kibernetike nëpërmjet kompanisë SolarWinds të zbuluara në dhjetor në agjencitë dhe kompanitë federale amerikane.

“Ka disa shqetësime se ekzistojnë dobësi që nuk u shfrytëzuan nga sulmi mbi SolarWinds. Dhe nëse Rusia do t’i shfrytëzonte këto, mendoj se mund të vazhdojmë të shohim kundërpërgjigje ndaj agjencive ruse të inteligjencës, ndoshta kundër figurave të qeverisë ruse dhe familjeve të tyre, gjë që është kërkuar nga shumë ekspertë të sanksioneve“, thotë Nina Jankowicz, nga Qendra Wilson.

Sanksionet e kaluara nuk kanë arritur të zmbrapsin Moskën. Këtë herë, Presidenti Biden po rrit presionin duke ua ndaluar institucioneve financiare amerikane të tregtojnë bono thesari ruse të emërtuara në rubla në tregun primar. Shtëpia e Bardhë la të kuptohet se mund të ndalojë tregtinë edhe në tregun dytësor nëse është e nevojshme.

“Kjo do të thotë se shumica dërrmuese, ose mbi 80% e borxhit sovran të Rusisë, pjesa në rubla, ishte e paprekur nga sanksionet tona. Tani kemi bërë një lëvizje në këtë drejtim. Por përsëri, ne kemi mundësi maksimale për të ecur përpara”, tha Jen Psaki, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Kremlini i mohon akuzat.

“Një sjelljeje të tillë agresive është e sigurt se do t’i kundërvihemi me vendosmëri. Një përgjigje ndaj sanksioneve është e pashmangshme“, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

Sanksionet erdhën mes rritjes së pranisë ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës, ku një konflikt mes forcave qeveritare dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia vazhdon prej shtatë vitesh.

Masat kanë për qëllim gjithashtu të ndëshkojnë Moskën për njoftimet se ofroi shpërblim për sulmet kundër personelit ushtarak amerikan dhe të koalicionit në Afganistan./VOA/

Tags: Joe BidenrusisanksioneSHBA

TË LIDHURA

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull
Bota

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar
Bota

Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar

17:03 | 09/08/2025
Izraeli miratoi planin për pushtimin e plotë të Gazës, Këshilli i Sigurisë së OKB-së thërret takim urgjent
Bota

Izraeli miratoi planin për pushtimin e plotë të Gazës, Këshilli i Sigurisë së OKB-së thërret takim urgjent

14:14 | 09/08/2025
Next Post
Basha i përgjigjet Ramës nga Saranda: Koha jote ka mbaruar

Basha i përgjigjet Ramës nga Saranda: Koha jote ka mbaruar

Aksident i rëndë në Gjakovë, humbin jetën 3 persona

Aksident i rëndë në Gjakovë, humbin jetën 3 persona

Rama nxjerr pamjet: Aeroporti i Kukësit, gati për fluturimin e pasagjerëve VIP

Rama nxjerr pamjet: Aeroporti i Kukësit, gati për fluturimin e pasagjerëve VIP

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com