Basha i përgjigjet Ramës nga Saranda: Koha jote ka mbaruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzimm Basha i ka mbyllur derën kryeministrit Edi Rama, për një bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga Saranda, ku zhvilloi takime me qytetarë dhe simpatizantë, Basha u shpreh se Rama e ndjen humbjen, por koha e tij ka mbaruar.

Lulzim Basha: ”Bashkohuni me ne, bashkohuni me ndryshimin sepse qeveria jonë do të jetë qeveria e çdo shqiptari, sepse ndryshimi do të jetë i prekshëm për çdo shqiptar. Edhe Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ka mësuar se me 25 prill ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është jo, koha jote ka mbaruar, tetë vite me radhë nuk bëre asgjë për shqiptarët. Tetë vite me radhë grabite me ortakët e tu taksat, rrite çmimet, grabite pasuritë e sarandiotëve dhe të gjithë shqiptarëve. Tetë vite me radhë dështime nuk ka më kohë për Edi Ramën, asnjë orë më shumë, me 25 prill e largojmë me votë. Vëllezër dhe motra, të gjithë e kanë kuptuar, edhe socialistët e kanë kuptuar, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën.”