Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Sandër Lleshi, armiku i Dakos? Lëvizja e Ramës ruan ekuilibrat

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Sandër Lleshi, armiku i Dakos? Lëvizja e Ramës ruan ekuilibrat

Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Sandër Lleshaj nuk ka për ta luftuar krimin, pasi pushteti politik varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar.

Në morinë e akuzave, ai deklaroi përmes një prononcimi për mediat se Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që blen vota për të. Sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon. Sipas Palokës, Lleshaj mund të provojë se nuk është një ‘kukull’, duke lejuar arrestimin e Vangjush Dakos.

Deklarata

“Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme, nga një tjetër ushtar i Edi Ramës. Fundi i të cilit do të jetë i njëjtë, shërbëtor i një kryeministri peng të krimit të organizuar.

Sandër Lleshaj nuk ka për ta luftuar dot krimin. Sepse pushteti politik i shefit të tij, varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar.

Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blera.

Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që ble vota për të. Sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës, nëpërmjet krimit të organizuar.

Për këtë krim, i provuar edhe nga përgjimet e dosjes 339, të denoncuar nga opozita, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg!

Përsa kohë Vangjush Dako dhe çdo ministër, deputet, kryebashkiak apo drejtues i PS, pjesë e dosjes 339, apo e ndonjë dosje tjetër nën hetim për krimin e blerjes së votës, do të jenë jashtë burgut. Do të thotë se Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen votat.

Sandër Lleshaj e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull. Ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve. Trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Europë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës.

Mos-arrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Mos-arrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e Reformës në Drejtësi.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit. Dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”.

 

 

Tags: dakoedi palokakrimirama

TË LIDHURA

Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë
Aktualitet

Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

12:35 | 07/04/2026
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn
Aktualitet

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së
Ekonomi

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Next Post
Udhëtim në vjeshtë? Ja si të fitoni më shumë kohë dhe hapësirë

Udhëtim në vjeshtë? Ja si të fitoni më shumë kohë dhe hapësirë

Xhafaj, Rama dhe Lleshi mbërrijnë në Ministrinë e Brendshme

Xhafaj, Rama dhe Lleshi mbërrijnë në Ministrinë e Brendshme

I jepet lamtumira e fundit shqiptares, nënë e dy fëmijëve

I jepet lamtumira e fundit shqiptares, nënë e dy fëmijëve







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë
Aktualitet

Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

by mirseda
12:35 | 07/04/2026
0

Deputeti Saimir Korreshi ka deklaruar se mafia shqiptare i pastron paratë në Shqipëri, me blerjen e apartamenteve...

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

12:33 | 07/04/2026
Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

11:39 | 07/04/2026
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

11:29 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com