Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sali Berisha zgjodhi Metën dhe çau përfundimisht PD

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përse u kris marrëdhënia mes Metës dhe Berishës për zgjedhjen e presidentit Begaj

Nga: Skender Minxhozi

Sali Berisha hodhi sot jo një, por dy hapa, në drejtim të formës dhe peshës që kërkon t’i japë opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nënshkroi një pakt afrimi me Ilir Metën dhe njëherësh firmosi divorcin me të paktën 60 përqind të grupit të tij parlamentar. Ai jo vetëm dështoi në shërimin e plagës “Basha” të mbartur nga fraktura e vitit të shkuar, e që në 8 janar krijoi përpjasjen e famshme fizike tek selia e partisë, por edhe më gjerë se kaq dështoi në misionin që i kishte vënë vetes gjatë fushatës së Foltores: bashkimin e Partisë Demokratike.

Berisha zgjodhi Petrit Vasilin përballë Enkelejd Alibeajt dhe Agron Gjekmarkajt. Një zgjedhje për t’u qarë “me vajtojca”, do thonin plakat e qëmotit. Është një zgjedhje që në pamje të parë privilegjon Metën ndaj ish-bashkëpunëtorëve të vet të hershëm që sot e kontestojnë.

Një zgjedhje force dhe instikti në vend të një rruge më të gjatë kompromisi me listën e gjatë të parlamentarëve që nuk pranojnë t’i ulen në gjunjë. Është njëherësh edhe një zgjedhje afatshkurtër që dëmton vetë PD edhe për shumë kohë, e që e shtyn Berishën drejt një aleance me Metën ku askush prej të dyve nuk ja ka besën shokut.

Në pamje të parë u bashkuan ata që mendohet se kanë më shumë vota dhe që bërtasin më fort kundër Ramës. Mjafton t’u hedhësh një sy sondazheve të të gjitha krahëve në katër vitet e fundit, për t’u bindur se kjo dyshe nuk e rrezikon dot Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Me hipokrizi dhe me një amnezi në dukje të pafajshme, mediat rreth PD e PL kanë krijuar idenë se grupi i deputetëve rebelë në PD nuk vlen asnjë grosh, nuk ka asnjë votë, nuk janë askushi dhe nuk fitojnë dot asgjë.

Harrohet me qëllim në këtë rast se kriza e vërtetë e Partisë Demokratike e ka pikën e gravitetit në grupin e saj parlamentar, jo në degën e Kolonjës apo të Kukësit. Si e tillë, fraktura mes palëve në Kuvend do të vazhdojë ta dëmtojë peshën politike të Sali Berishës dhe në javët e muajt në vijim. Pasi sic u pa edhe me ligjin e dosjeve, pesha e kartonave të kundërshtarëve të Berishës brenda partisë, ka një peshë jo të vogël politike.

Me vendimin e sotëm, Sali Berisha i dha formë një faze krejt të re të karrierës së tij politike, krejt të ndryshme e të pakrahasueshme me atë të vitit 2005, aq shumë të evokuar këto muaj. Berisha i atij momenti që mblodhi rreth vetes edhe ata që dikur i kishte rrahur shesheve, sot është një iluzion bosh. Ky i sotmi ka bashkuar armët me Metën, si për të bashkuar hallin e vet mee atë të ish-presidentit.

Dy krerë politikë në të dalë të karrierave, secili me nga një hall mbi shpinë: njëri me dosjen amerikane, tjetri me dosjen e përfolur të komunizmit. Dhe në sfond, një listë e gjatë deputetësh e zyrtarësh demokratë që me prezencën dhe peshën e tyre politike e dëmtojnë që në nisje aleancën e re të Sali Gërdecit me Ilir Floririn, siç e quanin dikur njëri-tjetrin dy krerët e koalicionit që sapo hodhi firmat e themelimit.

Tags: BerishaMetaPDskender Minxhozi

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Next Post
Bleu Twitter-in, Musk pushon nga puna figurat e larta të kompanisë

Bleu Twitter-in, Musk pushon nga puna figurat e larta të kompanisë

Dje firmosën paktin, Meta në vitin 2000: Berisha kapobandë, kryebanditi i Shqipërisë (30 akuzat e rënda)

Dje firmosën paktin, Meta në vitin 2000: Berisha kapobandë, kryebanditi i Shqipërisë (30 akuzat e rënda)

Do pastronin 18.4 mln euro/SPAK dërgon në gjyq Rezart Taçin, kunatin dhe shoferin e tij

Do pastronin 18.4 mln euro/SPAK dërgon në gjyq Rezart Taçin, kunatin dhe shoferin e tij







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com