Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sa milionë euro do paguajnë shoferët e automjeteve për parking në Tiranë në 2020

6 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sa milionë euro do paguajnë shoferët e automjeteve për parking në Tiranë në 2020

Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është kthyer në një mision të pamundur. Edhe në rast se ke fat të hasësh në një hapësirë bosh, ajo të kushton shtrenjtë, 100 lekë për një orë.

Një i punësuar duhet të paguajë 800 lekë, nëse e lë automjetin në rrugën pranë punës. Nëse ai e lë çdo ditë për 22 ditë pune të muajit, për gjithë vitin i duhet të shpenzojë rreth 210 mijë lekë, ose 1,700 euro, vetëm për të siguruar një vend parkimi.

Bashkia e Tiranës pret që të arkëtojë në vitin 2020 rreth 617 lekë nga tarifa e parkimit të automjeteve, me rritje prej 34% në krahasim me atë që pritet të arkëtojë për këtë vit, sipas shifrave të publikuara në projektin buxhetor afatmesëm 2020-2022.

Që prej vitit 2016, të ardhurat nga tarifat e parkimit janë rritur ndjeshëm, duke u kthyer në një nga burimet kryesore të mbledhjes së të ardhurave të Bashkisë. Për vitin 2020, parkimi pritet të jetë zëri i pestë që sjell më shumë të ardhura në buxhetin e bashkisë, pas taksës së ndikimit në infrastrukturë (29%), tatimit mbi pronën (18%), tarifa e pastrimit (15%), taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Tarifa e parkimit të automjeteve pritet të sigurojë 4% të totalit të të ardhurave të bashkisë, me rritje të ndjeshme në raport me periudhën 2014-2015, kur të ardhurat që mblidheshin nga parkimi i automjeteve ishin të papërfillshme.

Sipas relacionit të Bashkisë, Tarifa për parkimin e automjeteve në vend parkime publike përfaqëson pagesën e shërbimit që ofron Bashkia Tiranë për vendqëndrime të mjeteve kundrejt biletës, atyre të rezervuara dhe për taksitë e licencuara.

Me qëllim evidentimin dhe ndjekjen operacionale të parkimit, territori i Bashkisë Tiranë është detajuar në zona tarifore sipas tipologjive, me qëllim vendosjen dhe vjeljen e tarifës së shërbimit të parkimit publik me pagesë – mbështetur nё karakteristikat funksionale të tyre. Krahasuar me vitet e kaluara, arkëtimi i tarifës së parkimit për vitin 2018 ka një rritje të ndjeshme kryesisht nga pagesat e parkimit (të ardhurat) me SMS, si rrjedhojë e riorganizimit të strukturave, mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë por dhe në sheshet e miratuara për parkim. Në vitin 2019 arkëtimet janë në të njëjtin nivel si viti 2018.

Tirana Parking, është struktura e specializuar vetëm për mbledhjen e tarifës së parkimit sipas VKB Nr. 48 datë 11.11.2016 “Për krijimin e Tirana Parking si institucion nё varësi tё Bashkisё Tiranë për administrimin e shërbimit të parkimit publik me pagesë”.

Bashkia thotë se në planet e saj të ardhshme është rritja e kapacitetit të parkimit në qytet dhe përdorimi efiçent i hapësirave ekzistuese. Monitor

TË LIDHURA

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti
Politikë

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini
Aktualitet

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

18:16 | 23/10/2025
Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

17:40 | 23/10/2025
Next Post
Nuk u shpall fituese/ Reagon Elvana Gjata: Arilena, s’është faji yt

Nuk u shpall fituese/ Reagon Elvana Gjata: Arilena, s’është faji yt

‘Sy e veshë’ nga qeveria, sot vendoset për shpërblimin e pensionistëve

'Sy e veshë' nga qeveria, sot vendoset për shpërblimin e pensionistëve

Boris Johnson: Kam gabuar, nuk rikrijohen marrëdhëniet me Rusinë

Boris Johnson: Kam gabuar, nuk rikrijohen marrëdhëniet me Rusinë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza
Bota

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza

by mirseda
22:35 | 23/10/2025
0

Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i...

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

22:03 | 23/10/2025
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com