Teksa vizitoi banesën e re të Aleks Çupit, i vetmi i mbijetuar i kësaj familje, kryeministri Edi Rama foli dhe për sakrificat e ministreve femra në kabinetin e tij gjatë këtyre ditëve në terren.
Kreu i qeverisë u shpreh se kishte detyruar ministren Belinda Balluku që të ikte në shtëpi të flinte, pasi bënte vetëm dy orë gjumë në makinë. Ndërsa nuk la pa përmendur edhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vetëm pak ditë më parë kishte lindur.
“Shihni Ogertën si është bërë. Belindën e detyrova unë me zor që të flinte në shtëpi se flinte në makinë. Dy orë flinte në makinë. Dhe ajo tjetra, ministrja e Mbrojtjes, sa ka lindur fëmijën dhe rrugëve ndenji. S’po flasim për heroizma, por ca është bërë. Sistemuam me çadra, me hotele me 5 yje, apo shtëpi me qira. Kemi gjetur mundësi për shtëpi fantastike që nuk pyesin për tërmet, as erë, asgjë. Por kur mendon se kanë humbur njerëz…”, tha Rama.