Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sa i ngjashëm është Covid-19 me të ftohurën e zakonshme?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Sa i ngjashëm është Covid-19 me të ftohurën e zakonshme?

Që nga shpërthimi i epidemisë së Covid-19 në Kinë, është folur shumë rreth koronavirusit dhe të ftohurës së zakonshme. Për arsye të ndryshme: nga njëra anë për shkak të ngjashmërisë së simptomave të Covid-19 (tek rastet më të lehta), me ato të ftohurës së zakonshme, dhe metodave të transmetimit apo parandalimit të dy sëmundjeve.

Nga ana tjetër, sepse koronavirusi Sars-Cov-2, i përket të njëjtës ‘familje’ me disa viruse që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme. Dhe kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme jo vetëm për të hedhur dritë mbi tiparet e transmetimit apo sezonalitetit të virusit, por edhe mbi nivelin e reagimit imunitar.

Koronavirusët njihen që nga vitet 1960, dhe sot 7 prej tyre infektojnë njerëzit. Por ato nuk janë që të gjitha njësoj. Sot bëhet një dallim midis koronavirusëve të zakonshëm, dhe atyre më pak të zakonshëm. Të parët përfshijnë koronavirusët OC43, HKU1, 229E dhe NL63 –që shpesh paraqiten si viruset e të ftohurës së zakonshme.

Pastaj janë rinoviruset; që shkaktojnë epidemitë e MERS, SARS dhe Covid-19. Ngjashmëritë e simptomave me Sars-Cov-2 – nga ftohja tek dhimbja e fytit, kokës, kolla dhe ethet, pra që përfshijnë kryesisht rrugët e frymëmarrjes, ishin menjëherë në qendër të interesit të studiuesve.

Një nga aspektet më interesante, ka të bëjë me studimin e përgjigjes imune të trupit tonë ndaj koronaviruseve. Pyetja kryesore është: sa zgjat përgjigjja imune, e stimuluar nga koronavirusi i ri? Dhe sa mund të jetë mbrojtës ai? Analizimi i koronavirusëve të tjerë, mund të sugjerojë diçka.

Për shembull, e dimë se imuniteti kundër disa koronavirusëve të së ftohurës së zakonshme, nuk zgjat shumë, rreth 1 vit apo më shumë. Ne gjithashtu e dimë këtë indirekt, nga fakti se është mjaft e lehtë të shërohesh nga një e ftohur e zakonshme.

Ndërkohë në lidhje me koronavirusin e ri, ajo që kemi dëgjuar muajt e fundit, të çonte mbi të gjitha në një drejtim:përgjigjja imune, duket se zhduket me shpejtësi me kalimin e kohës, pas disa muajsh, të paktën në lidhje me atë të antitrupave, që megjithatë nuk janë barriera e vetme mbrojtëse e trupit tonë.

Në fakt, duket se përgjigjet imune ndaj infeksioneve të koronavirusit, kanë kohëzgjatje të ndryshme në varësi të përbërësve që analizohen, qelizorë ose humoralë, dhe në përgjithësi sipas disa studiuesve mund të zgjasin më shumë sesa besohet.

Gjithsesi, ne dimë ende shumë pak mbi efektivitetin e kësaj përgjigje imune me kalimin e kohës: ka pak raste të dokumentuara të ri-infektimeve. Sidoqoftë, ekziston edhe një aspekt tjetër interesant i lidhur me studimin e përgjigjes imune kundër koronavirusit Covid-19, dhe koronavirusëve të tjerë. Ai ka të bëjë me mundësinë që reagimi imunitar, i zhvilluar kundër një koronavirusi tjetër, të sigurojë një një formë mbrojtjeje (term që do të përdoret me shumë kujdes) edhe ndaj koronavirusëve të tjerë.

Kjo është diçka, për të cilën është folur prej disa kohësh, si një fenomen i ndër-reaktivitetit, dhe mund të ketë të bëjë me ngjashmëritë midis koronavirusëve të ndryshëm që infektojnë njerëzit.

Kësisoj, pavarësisht se mund të mos keni rënë kurrë në kontakt me SARS-CoV-2, nëse jeni prekur më parë nga koronavirusi i të ftohurës së zakonshme, kjo gjë ju siguron një lloj imuniteti, ndoshta duke favorizuar fillimin e formave më të lehta të Covid-19, sesa duke u mbrojtur nga vetë infeksioni.

Flitet për mundësi, por është një hipotezë për të cilën është folur disa herë, së fundmi në një studim të publikuar në revistën “Science”. Studiuesit thonë se kanë vërejtur praninë e antitrupave para-ekzistues, që janë të aftë ta njohin koronavirusin e ri. Sidomos te fëmijët dhe adoleshentët.

Çfarë mund të thotë kjo? Ndoshta mund të shpjegojë ndjeshmërinë më të ulët të të rinjve ndaj rasteve më të rënda me Covid-19, pikërisht për shkak se janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve të zakonshme të koronavirusit. Por kujdes, paralajmëron Xhorxh Kasiotis i Institutit Frensis Krik dhe Kolegjit Universtar të Londrës:

“Ka ende shumë gjëra që nuk i dimë dhe që duhen hulumtuar. Për shembull, si ndryshon imuniteti ndaj një koronavirusi, me ekspozimin ndaj një koronavirusi tjetër? Apo pse bie ky aktivitet me kalimin e moshës? Nuk mund të besohet automatikisht se vetëm pse jeni prekur kohët e fundit nga e ftohura e zakonshme, jeni imunë ndaj COVID-19″.

Burimi i lajmit: https://www.wired.it/scienza/medicina/2020/11/21/covid-19-raffreddore-virus-simili/?refresh_ce=

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: e ftohurainfektimetkoronavirusStudimi

TË LIDHURA

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër
Bota

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën
Bota

Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën

17:46 | 03/12/2025
NATO kundër Putinit: Do mbrojmë 1 miliard njerëz dhe territorin europian
Bota

NATO kundër Putinit: Do mbrojmë 1 miliard njerëz dhe territorin europian

17:43 | 03/12/2025
Next Post
Nesër Pika Kufitare e Kakavijës e mbyllur, ja kush do lejohet të kalojë

Nesër Pika Kufitare e Kakavijës e mbyllur, ja kush do lejohet të kalojë

Lufta e Ftohtë zbret në Tiranë

Bashkimi nuk mbeti në llum

Regjistrohet në gjykatë partia e Jozefina Topallit

Regjistrohet në gjykatë partia e Jozefina Topallit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat
Politikë

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

by mirseda
22:05 | 03/12/2025
0

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i pyetur për takimin e zhvilluar nga ish deputeti...

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

20:19 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com