Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sa është numri aktual, dhe ç’do të ndodhë me popullsinë e botës në të ardhmen

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Deri në korrikun e vitit 2020, Toka banohej nga afërsisht 7.8 miliardë njerëz. Popullsia globale, është më shumë një vlerësim i numrit të përgjithshëm të njerëzve që jetojnë në planetin tonë, sesa një numërim i saktë i çdo foshnje të lindur, minus çdo person që ka vdekur në një moment të caktuar në kohë.

Për shkak se është e pamundur të gjurmosh në kohë reale shifrat e lindjeve dhe vdekjeve në të gjithë botën, demografët ose statisticienët që studiojnë popullatat njerëzore, e llogarisin popullsinë e botës duke bërë vlerësime të popullsive rajonale.

Ata arrijnë në këto vlerësime rajonale, duke marrë parasysh një sërë faktorësh, përfshirë shkallën e lindshmërisë, ose numrin mesatar të fëmijëve që një grua ka gjatë jetës së saj, dhe shkallën e vdekshmërisë, apo jetëgjatësinë e një personi, duke pasur parasysh kushtet sociale dhe ekonomike të rajoni.

Gjatë 2 shekujve të fundit, popullsia e botës është rritur me shpejtësi. Një rritje kjo, e nxitur kryesisht nga një rritja e numrit të njerëzve që mbijetojnë deri në moshën riprodhuese, dhe nga fakti që cilësia e jetës dhe kujdesit shëndetësor në këtë periudhë, është përmirësuar në gati çdo vend të botës.

Por që nga kulmi në vitet 1970, niveli global i rritjes së popullsisë është ngadalësuar. Popullsia e botës arriti në 1 miliard në vitin 1800, sipas “Our World in Data”, një bazë të dhënash me bazë në Angli dhe Uells. Shkalla e rritjes u përshpejtua në vitet që pasuan.

Miliardi i dytë erdhi pak më shumë se një shekull më vonë, në vitin 1927. Popullsia globale arriti 3 miliardë në vitin 1959, 4 miliardë në vitin 1975, 5 miliard në vitin 1987, dhe 6 miliard në vitin 1999. Bota kishte rreth 7 miliardë njerëz në botë deri më 31 tetor 2011, dhe ky numër parashikohet të arrijë 8 miliardë në vitin 2023, 9 miliardë në vitin 2037, dhe 10 miliardë deri në vitin 2057, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.

Sipas projeksioneve të OKB-së, popullsia e botës do të arrijë rreth 11 miliardë deri në vitin 2100, megjithëse parashikimet afatgjata të së ardhmes mund të ndryshojnë. Në vitin 2019, një raport i Kombeve të Bashkuara, parashikoi që niveli i rritjes vjetore të popullsisë globale, do të binte në më pak se 0.1 për qind deri në vitin 2100, për shkak të numrit në rënie të fëmijëve të lindur në të gjithë botën.

Gjatë 50 viteve të fundit, përbërja e popullsisë botërore, apo numri i njerëzve që hyjnë kategori të ndryshme demografike si kombësia, etnia dhe mosha ka ndryshuar, pasi natyra e rritjes së popullsisë nuk është e njëtrajtshme në të gjithë rajonet e botës.

Popullsia në zona të caktuara, po rritet më shpejt se të tjerët për shkak të ndryshimeve në nivelet e lindshmërisë dhe vdekshmërisë, si dhe modeleve të ndryshme të migrimit. Në përgjithësi, demografët kanë identifikuar katër “mega-tendenca” demografike që mund të ndihmojnë në shpjegimin e këtyre ndryshimeve në përbërjen e popullsisë globale:rritja e përgjithshme e popullsisë, plakja, emigrimi ndërkombëtar dhe urbanizimi në rritje.

Për shumicën dërrmuese të historisë njerëzore, popullsia globale është rritur relativisht ngadalë. Demografët historikë, kanë vlerësuar se rreth 4 milion njerëz jetonin në Tokë në vitin  10.000 Para Erës Sonë. Ky numër u rrit në rreth 190 milion njerëz në vitin 0.

Gjatë viteve 1920-1950, shkalla e rritjes së popullsisë ishte mesatarisht rreth 1 për qind në vit. Nga mesi i shekullit XX, përparimet në shëndetin publik, sidomos zbulimi i antibiotikëve, e rritën jetëgjatësinë mesatare dhe numrin e njerëzve në planet.

Rritja e popullsisë “shpërtheu” në gjysmën e vonë të shekullit XX-të, për shkak të një numri arsyesh, përfshirë një rënie të madhe të vdekshmërisë, sidomos midis fëmijëve, thotë Sara Hertog, demografe në Kombet e Bashkuara.

“Gjithashtu, bumi i pasluftës i lindjes së fëmijëve, duke filluar nga fundi i viteve 1940 çoi në rritjen e madhe të popullsisë, sidomos në Amerikën e Veriut dhe Evropë”- thekson ajo. Në vitet 1970, popullarizimi i kontraceptivit, ndikoi edhe një herë në ngadalësimin e rritjes së popullsisë.

Shkalla mesatare globale e lindshmërisë është 2.5 që nga viti 2015. Ajo përbën një rënie e konsiderueshme, nga një mesatare prej 3.2 lindjesh për grua në vitin 1990. Por nivelet e lindshmërinë ndryshojnë shumë në varësi të rajonit specifik.

Për shembull shkalla totale e linshmërisë në Afrikën Subsahariane është 4.6 fëmijë për grua, ndërsa në Amerikën e Veriut dhe Evropë është 1.7. Hertog thotë se ekzistojnë një numër faktorësh që ndikojnë në shkallën e lindshmërisë në një vend të caktuar, më së shumti niveli i zhvillimit njerëzor, dhe qasja e grave në arsim dhe mundësitë e punësimit.

Disa studime kanë treguar se kur gratë dhe vajzat kanë të njëjtat mundësi arsimore si bashkëmoshatarët e tyre meshkuj, gratë kanë më shumë mundësi më vonë në jetë, dhe kanë tendencën të kenë më pak fëmijë.

Sipas të dhënave të OKB-së, 9 vende do të kontribuojnë më shumë se gjysma e të gjithë rritjes së parashikuar të popullsisë globale deri në vitin 2050: India, Nigeria, Pakistani, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Republika e Bashkuar e Tanzanisë, Indonezia, Egjipti dhe SHBA-ja.

Burimi i lajmit: https://www.livescience.com/global-population.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: e ardhmjanumripopullsia

TË LIDHURA

Bota

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026
Analizë

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

10:12 | 04/06/2026
Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Next Post

Astrit Patozi zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Dënohet Konte, ja sa ndeshje do të mungojë trajneri i Interit

Pse BE duhet të shpejtojë me integrimin e shpejtë të Ballkanit në union







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

by mirseda
14:33 | 04/06/2026
0

Të tjera detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, 4 qershor,...

SPAK i sekuestron vilën Ballukut, zbardhet skema e korrupsionit, ish-zv/kryeministrja favorizoi …

14:13 | 04/06/2026

“Kam kërkuar vlerësim të plotë të situatës”, Lamallari shkon te Trauma: Mjekët po bëjnë të pamundur

13:52 | 04/06/2026

Kërkesa për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike, GjK nuk e kalon për shqyrtim

13:45 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare merret nën hetim për akuzën e pastrimit të parave

13:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com