E hënë, 8 Mars, 2021
8 C
Tirana

Astrit Patozi zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi do të kandidojë në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Një ndër nga arsyet e marrjes së këtij vendimi, është fakti se Patozi ka zhvilluar aktivitetin politik në kryeqytet, si dhe pesha elektorale që zë ai vetë.

 “Logjika e formimit tim më çon në Tiranë sepse kam lindur në Tiranë dhe kam zhvilluar aktivitetin tim politik këtu por edhe për peshë elektorale.  Pasi ta diskutoj në parti do të marrim vendim, kjo na bën ndryshe nga partitë e tjera, sepse vendimet nuk i merr kryetari si të dojë”, tha Patozi në ”Top Talk’’.

Ndër të tjera, Patozi i konsideroi “gjellë e prishur”, të gjithë politikanët që kanë drejtuar vendin këto 30 vite.

Sipas tij, antidoti për këto parti që helmojnë shoqërinë janë partitë e reja, me një strukturë, ku drejtuesi është i barabartë me të gjithë kandidatët brenda partisë.

“E helmuar është qeveria e Ramës që sot ka e vetme timonin, por edhe dy partitë e lodhura në opozitë, edhe PD edhe LSI. Të treja i kanë provuar llojet e aleancave me njëra-tjetrën.Çfarë mund të presin më shqiptarët prej tyre”. Ne jemi e vetmja shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë. Ne i drejtohemi kryesisht pjesës së paangazhuar të shoqërisë, e cila është e papërfaqësuar. Edhe dyshimet që mund të kenë ndaj nesh janë të mirëkuptuara. Ne jemi më afër tyre. Ata e kanë më të lehtë për të zgjedhur njërin prej nesh apo të gjithë ne nëse do të jemi në një koalicion, në mënyrë që t’i japim një goditje këtyre kryetarëve”, u shpreh Patozi.

Lexo edhe :   Edhe prurjet e reja ikin nga PS, Reme Lala tërhiqet nga kandidimi për deputete
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...