Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Rusia dhe Kina janë shtete diktatoriale, kujdes në bashkëpunimin me to”

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
“Rusia dhe Kina janë shtete diktatoriale, kujdes në bashkëpunimin me to”

Nga Eduard Lucas “Center of European Policy Analysis”/ Kremlini nuk dërgoi tanke në selinë e Interpolit në Lion, për të inkurajuar organizatën ndërkombëtare të policisë që të përdorë “Njoftimet e Kuqe”, për të arrestuar kritikët e regjimit në Moskë. Rusia nuk ka pushtuar “vendet me diell, për njerëzit hije” – juridiksione të parajsave fiskale, që janë aq të rëndësishme në pastrimin e parave ndërkombëtare.

Ajo nuk kërcënoi të hapë zjarr ndaj Uoll Stritit apo Sitit të Londrës. Forcat speciale ruse, nuk mësynë në redaksitë e mediave perëndimore, për t’i detyruar ato të publikonin rezultatet e operacioneve të piraterisë së Kremlinit, me rezultate të tmerrshme sa i përket besimit të publikut, dhe rezultateve të zgjedhjeve.

Jo, ne i bëmë vetë të gjitha këto gjëra. Dhe vazhdojmë t’i bëjmë ato. Rusia ka arritur të manovrojë kandidatin e saj Aleksandër Prokopçuk për të qenë drejtuesi i ardhshëm i Interpolit – një vend vakant i krijuar nga rrëmbimi nga autoritetet kineze i ish-drejtuesit të mëparshëm, Meng Honguei.

Është e çuditshme, për ta thënë në mënyrën më të butë, që askush në kancelaritë perëndimore nuk e parashikoi këtë që po vinte. Si ka mundësi që vendet e mëdha dhe të udhëhequra nga Perëndimi, nuk mundën të mblidheshin bashkë për të siguruar kandidatët më të përshtatshëm për drejtimin e këtij institucioni?

Një qasje neutrale, funksionon mirë kur një sistem po ecën sipas rregullave të shëndosha, dhe të zbatuara në mënyrë universale. Qeveritë, nuk duhet të përfshihen në detajet e sistemeve të drejtësisë penale, dhe sigurisht as në lëshimin apo bllokimin e urdhër-arresteve. Kjo është një çështje, që u takon prokurorët dhe gjykatësve.

Por çfarë ndodh kur një vend si Rusia (tani ose Kina së shpejti), vendos t’i përdorë këto mjete në një mënyrë qëllimisht të politizuar. Viktima më e dukshme e kësaj taktike është Bill Brauder, një ish-financier, kontabilisti i të cilit, Sergei Magnitski, u rrah me vdekje në një burg në Moskë në vitin 2009. Brauder ka kryer një fushatë të frikshme për të drejtat e njeriut, dhe Kremlini është kundërpërgjigjur duke u përpjekur ta arrestojë atë si një kriminel të arratisur.

Gjatë një vizite të kohëve të fundit në Spanjë ai u arrestua në dhomën e tij të hotelit nga policia spanjolle, e cila i dha arsyetimin e “Interpolit Rus”. Zoti Brauder, që ka lidhje të forta mediatike dhe mbështetje ligjore, u lirua brenda disa orësh. Ai përmend 7 përpjekje të mëparshme të shtetit rus për ta arrestuar dhe ekstraduar.

Perëndimi nuk ka reaguar ndaj kësaj. A mos duhet të përpiqemi të nxjerrim jashtë Interpolit Rusinë dhe Kinën? A duhet të ndryshojmë mënyrën se si ndërveprojmë me trupin ndërkombëtar? A duhet të krijojmë një organizatë të re, për vendet që kuptojnë dhe respektojnë sundimin e ligjit?

Asnjë nga këto pyetje, nuk ka përgjigje të qarta ose të lehta. Bashkëpunimi ndërkombëtar në drejtësinë penale, është gjithmonë i papërsosur. Edhe midis shteteve me prirje të njëllojta si Britania dhe Shtetet e Bashkuara, dallimet në sistemet ligjore dhe në diskrecionin e prokurorisë, mund të çojnë në mosmarrëveshje dhe në grindje politike të zjarrta.

Është koha të heqim dorë nga iluzioni se Rusia dhe Kina janë vende normale, me të cilat mund të bëjmë diplomaci normale. Ato duhet të shihen si shtete bandite, të ngjashme me Korenë e Veriut apo Iranin. Në fakt, ato janë shumë më të mëdha, më të pasura dhe me një ndërlidhje më të mirë se sa këto  të fundit.

Ne duhet të kemi kontakte ekonomike dhe politike me ta. Por s’duhet të kemi asnjë iluzion mbi ata me të cilët kemi të bëjmë:ato janë vende që përdorin rrëmbimin dhe vrasjen, si instrumente të politikës shtetërore (e njëjta gjë vlen edhe për Arabinë Saudite).

Ata nuk janë të interesuar të luajnë sipas rregullave të sistemit ndërkombëtar. Ata janë të interesuar për shfrytëzimin dhe abuzimin me këto rregulla për qëllime politike. Pasi ta kuptojmë këtë, kemi një shans për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bashkëpunimindiktatorialekinakujdesrusiashtete

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Ish-futbollisti i Arsenal do të kalojë 50 ditë mbas hekurave, rrahu keq një…

Ish-futbollisti i Arsenal do të kalojë 50 ditë mbas hekurave, rrahu keq një...

Skandal/ Tekstet shkollore për fëmijët, me përmbajtje erotike dhe diskriminuese

Skandal/ Tekstet shkollore për fëmijët, me përmbajtje erotike dhe diskriminuese

VIDEO/“Kostandina”, akuza greke; Mjekoligjorët shqiptarë masakruan trupin e 15-vjeçares

VIDEO/“Kostandina”, akuza greke; Mjekoligjorët shqiptarë masakruan trupin e 15-vjeçares







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
PROFIL/U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

PROFIL/U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

12:17 | 30/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll
Bota

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

by mirseda
21:17 | 04/04/2026
0

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti në Stamboll homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ku zhvilluan bisedime për sigurinë...

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi

Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi

20:48 | 04/04/2026
Për herë të parë në 7 vjet, India blen naftë nga Irani

Për herë të parë në 7 vjet, India blen naftë nga Irani

20:47 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com