E premte, 22 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Rusi-Serbi/ Miqësi e madhe, por me pak besim ndaj njëra-tjetrës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Serbisë Alexander Vuçiç, do të takohen në Sochi, Rusi, për herë të tretë brenda këtij viti.

Gjatë këtyre ditëve, Vuçiç në dalje publike i është referuar shpesh kësaj vizite. Në mënyrë për të krijuar një atmosferë pozitive pas skandalit të publikuar. Ku në fund të nëntorit, u shfaq një video që tregonte një burrë, i identifikuar si nënkoloneli rus Georgi Kleban teksa i jepte para një burri tjetër. Për të cilin, Vuçiç tha se ishte anëtar në pension i ushtrisë serbe.

Pavarësisht këtij skandali, Vuçiç beson se “Rusia duhet të jetë krenare me miqësinë serbe”. Sepse ndryshe nga vendet perëndimore, Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Moskës pas aneksimit të Krimesë. Dhe kurrë nuk votoi kundër interesave të Federatës Ruse. Vuçiç premtoi se një “delegacion i madh dhe serioz” do të mbërrinte në Sochi. Por, ende nuk janë njoftuar detaje nga ky takim, që pritet të jetë shumë i rëndësishëm.

Mos publikoni çështje sensitive

Në mediat e qeverisë ruse, theksi është, si zakonisht, në afërsinë e Rusisë me Serbinë, e cila “nuk do të tronditë asgjë”. Skandali i spiunazhit në gazetë përmendet si një incident i vogël apo edhe një lajm i rremë. Sidoqoftë, megjithëse zyrtarët flasin më për aferën e spiunazhit, historia sigurisht që nuk harrohet.

Përkundër të gjitha fjalëve të bukura, një mesazh i tërthortë u dërgua në Beograd nga Ministria e Jashtme ruse: prezantimi i çështjeve të ndjeshme për publikun është i papranueshëm. Kjo do të konsiderohet një provokim në Moskë dhe të gjitha çështjet midis vendeve duhet të adresohen përmes kanaleve të përshtatshme. Ajo që është interesante është se fjala “provokim” është përmendur deri në shtatë herë në forma të ndryshme, në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Pakënaqësia e Moskës është mjaft e kuptueshme, pasi është një tjetër dështim i shërbimeve speciale. Për më tepër, kjo është çështja e dytë e ndjeshme në lidhje me punën e strukturave ruse që është shfaqur në Serbi vitet e fundit.

Ishin autoritetet serbe, në vitin 2016, të cilët ndihmuan autoritetet malazeze në identifikimin e pjesëmarrësve në një operacion “të paligjshëm”. I cili u etiketua si një përpjekje për grusht shteti. Ndër të pandehurit kryesorë në këtë rast ishin dy rusë, Eduard Shishmakov (Shirokov) dhe Vladimir Popov (Moisiu). Në maj të këtij viti, ata u dënuan në mungesë me 15 dhe 12 vjet respektivisht, për tentativ terrorizmi.

Një mik që nuk mund ta besojmë

Disa media ruse e kanë cilësuar Vuçiçin si një politikan të pabesë. Sepse “në vend të bashkëpunimit konkret, ai u ofron partnerëve të tij një cirk.”

Sipas një komenti të bërë nga disa media, përpara takimit të nivelit të lartë, Vuçiç ndryshon qëndrimin e tij për çdo çështje të rëndësishme disa herë gjatë një paraqitje. Kështu shpejt shndërrohet në një turkofil, një islamofob, një gjermanofil, një antifashist, një çetnik, një “burrë rus” ose një “burokrat evropian”, në varësi të situatës specifike.

Çfarë kërkon Moska

Para arritjes së Vuçiçit në Sochi, diplomacia ruse përsëriti pikat e saj kryesore në kontekstin e marrëdhënieve Ruso-Serbe. Këto përfshijnë thellimin e partneriteteve strategjike, zbatimin e projekteve kryesore të përbashkëta në fushat e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik, koordinimin e ngushtë për çështjen e Kosovës.

Ajo që fshihet pas këtyre pikave është kërkesa e Moskës për një kuptim më të madh politik, d.m.th., një kërkesë ndaj Beogradit që të ndalojë afrimin me NATO-n dhe të ngadalësojë integrimin e saj evropian. Në këtë kontekst, sipas ekspertëve, nuk është e përshtatshme që Rusia të zgjidhë çështjen e Kosovës, pasi procesi i integrimit nuk do të vazhdonte në një konflikt të ngrirë.

Në përgjithësi, Serbia do të mbetet partneri kryesor ekonomik dhe politik i Rusisë për Ballkanin, pasi Moska lidh me këtë vend mundësinë e forcimit të energjisë dhe ndikimit të saj politik në rajon. Investimi i Rusisë në ekonominë serbe ka tejkaluar katër miliardë dollarë./ Burimi:  Al Jazeera Përshtati: Tirana Today

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...