Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rudina Hajdari ‘shuplakë’ opozitës: Marrëveshja e tyre, fatalitet politik

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me marrëveshjen e koalicionit opozitar, që ka braktisur Kuvendin dhe kërkon largimin e Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, Hajdari e cilëson “fatalitet politik” marrëveshjen ndërmjet partive politike të opozitës, ku theksohet mospjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës, ku ndër të tjera theksohet fakti i mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 Qershorit, e shikoj si një fatalitet politik”, e nis reagimin e saj Hajdari, duke i dhënë drejtpërdrejtë një “shuplakë” vendimin të partisë më të madhe opozitare.

Më tej, deputetja nuk lë mangët as mazhorancën, teksa e kritikon atë si përgjegjëse të kësaj gjendjeje.

Në fund të reagimit, Hajdari kërkon reagimin e të gjithë “demokratëve të ndershëm” që e duan të ardhmen e Shqipërisë.

“Sa nuk është vonë, të gjithë demokratët e ndershëm, dhe të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur”, përmbyll postimin e saj deputetja.

Reagimi i plotë:

Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës, ku ndër të tjera theksohet fakti i mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 Qershorit, e shikoj si një fatalitet politik.

Nga ana tjetër, indiferencën e maxhorancës qeverisëse për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjëndjeje.

Natyrisht që kriza politike nuk lindi muajtë e fundit, kur deputetët e opozitës ndërmorën veprimin e djegies së mandateve. Kjo krizë ishte në thellësi të mentalitetit “old school”, të drejtuesit të maxhorancës, i cili ndoqi drejtimin antikushtetues të “mohimit qënësor”, ose të “mohimit ekzistencial” të opozitës, duke gllabëruar të gjithë pushtetet kushtetuese të pavarura, duke shtrirë influencën në brendësi të organeve të drejtësisë, dhe duke mos lënë as hapësirën më të vogël për të bërë opozitë konstruktive.

Përdorja e pushtetit dhe instrumentat e shtetit, për të blerë vota dhe median, për të goditur kundërshtarët politikë duke e trajtuar opozitën si “armiku” që duhet të shkatërrohet, po e fut vendin në një kaos ku autorëve po i vjen dita e gjykimit.

Kjo krizë në qoftë se do të vazhdojë edhe pak do ta çojë vendin në greminë, dhe politikanë të papërgjegjshëm, po përpiqen t’ia faturojnë shpatullave të lodhura të shqiptarëve nga aventurat politike “të të zgjedhurve”.

Sa nuk është vonë, të gjithë demokratët e ndershëm, dhe të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur.

Tags: fatalitetopozitëspolitikRudina Hajdarishuplake

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

E rëndë në Vlorë/ Humb jetën 11-vjeçarja, dyshohet se është vetëvarur

Shtyhet seanca e Ilir Bajrit, Italia kërkon të ekstradohet

Nga Britney Spears tek Lindsay Lohan, vipat milionere që kanë vjedhur nëpër dyqane







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com