Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Edi Rama meriton respekt se solli Partinw Socialiste në pushtet. I ftuar në emisionin “Top Story”, Ruçi tha se nuk është bërë pishman që ka mbështetur para 12 vjetësh Edi Ramën
“Pas 12 vjetësh, jo vetëm që nuk jam pishman, por kur duhej mbështetur apo jo zoti Rama. Një kryetar i Partisë Socialiste duhet të ketë tri gjëra: vizioni i duhur, energjitë e duhura dhe ambiciet e duhura, që kjo forcë politike që të vijë në pushtet. Zoti Rama mund të kritikohet për gjithçka, por atë që ka bërë në opozitë meriton respekt”, – tha Ruçi.
Gjithashtu, Ruçi deklaroi se në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë.
Gazetari: A është tashmë një histori e mbyllur koalicion me LSI-në në 2019?
Ruçi: Në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë, unë nuk mund të them që as në 2019, as në 2025 dhe kështu që i mbetet kohës, duke qenë se është hera e parë në opozitë.