Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka njoftuar se do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për të diskutuar kërkesën e opozitës parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Ai ka bërë me dije se mbledhja do të mbahet në datën 30 qershor.
“Komisioni ka punë vetëm me Kodin Elektoral, jo me sistemin, është target kushtetues dhe ka procedura të tjera për të parë.
Më 30 qershor do të ketë mbledhje të Këshillit të Legjislacionit, për kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit”, tha Ruçi në Kuvend.