Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka dërguar një letër palëve në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.
Në letër Ruçi thekson se propozimet për anëtarët e Komisionit të Posaçëm, duhet t’i dërgohen Kuvendit brenda datës 9 shtator 2020.
“I nderuar zoti Kryetar, Bazuar në nenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga çdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.
Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm, duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020″, shkruan Ruçi në letër.