Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rrugëtimi i Gjovalin Kadelit, karriera politike mes PS-së, PD-së dhe LSI-së

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rrugëtimi i Gjovalin Kadelit, karriera politike mes PS-së, PD-së dhe LSI-së

Deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes deputeteve te opozites dhe mazhorances./r/n/r/nLawmaker Gjovalin Kadeli, during a parliamentary session.

Sot, në një spital të Italisë, u nda nga jeta Gjovali Kadeli, në moshën 53 – vjeçare . Ai ishte shtruar në një spital në Itali që prej muajit Mars sepse vuante nga një sëmundje në pankreas. Dy vite më parë, ai humbi bashkëshorten nga një sëmundje e rëndë. Kadeli ishte babai i 4 fëmijëve, 2 vajza dhe 2 djem.

Rrugëtimi i Gjovalin Kadelit është si më poshtë:

Vdekja e Gjovalin Kadelit bëri që të reagojnë shumë politikanë. Secili prej tyre shprehu dhimbjen dhe foli për figurën e deputetit të Lezhës. Kadeli ka qenë i angazhuar me  tre forcat politike më të mëdha në vend. Për zgjedhjet e 25 qershorit ishte kandidati i dytë për Lëvizjen Socialiste për Integrim, në qarkun e Lezhës.

Gjovali Kadeli ka lindur në Lezhë, më 26 Dhjetor të vitit 1964. Ai u diplomua në Fakultetin Juridik “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Gjithashtu, ka përfunduar  edhe në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Nga viti 1985 deri më 1989, Kadeli mbajti pozicionin si Drejtues (agronom i mesëm) në Ndërmarrjen Bujqësore në Lezhë. Nga 1989 deri në 1991, ai ishte kryetar i degës furnizim – shpërndarje N.B. Treshe. Nga viti 1994 deri në 2005 Kadeli u mor me biznes, ndërsa nga 2005 deri në 2009, ai ishte i punësuar në një kompani.

Karriera politike e Kadelit filloi në vitin 1991 me anëtarësimin në Partisë Socialiste. Nga viti 2000 deri në 2005-ën, ai ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Lezhës. Në 2005 -ën, Kadeli ishte kandidat për deputet i PS-së. Ai ka qenë gjithashtu Kryetar i Partisë Socialiste Lezhë, anëtar i Asamblesë Kombëtare të PSSH-së, i zgjedhur në legjislaturat VII, VIII, Qarku Lezhë.

Duhet theksuar se Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike, Kadeli votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Kjo e fundit e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë, ku u zgjodh deputet i PD-së në Lezhë.

Pas marrjes së mandatit, Kadeli u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkua  atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kadeli ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

(TIRANA TODAY)

Tags: Gjovalin KadelilsiPDPSrrugetim

TË LIDHURA

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari
Kryesore

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani
Kryesore

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani

17:13 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Next Post
EKSKLUZIVE/ Duka: Do të kandidoj i 5-ti në Durrës në listat e PD-së

EKSKLUZIVE/ Duka: Do të kandidoj i 5-ti në Durrës në listat e PD-së

FUSHATA ELEKTORALE/ Shehi: Biznesmenët financojnë ilegalisht partitë politike

FUSHATA ELEKTORALE/ Shehi: Biznesmenët financojnë ilegalisht partitë politike

Di Maria drejt Interit, gati marrëveshja për sezonin e ardhshëm

Di Maria drejt Interit, gati marrëveshja për sezonin e ardhshëm







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës
Bota

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

by mirseda
18:23 | 10/03/2026
0

Rafineria më e madhe e naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në rajonin Ruwais, ka pezulluar punën...

SHBA: Lufta me Iranin drejt fundit, pritet ulje e çmimit të karburantit

SHBA: Lufta me Iranin drejt fundit, pritet ulje e çmimit të karburantit

18:20 | 10/03/2026
Putin bisedon me presidentin iranian: Konflikti të zgjidhet politikisht, të shmanget përshkallëzimi

Putin bisedon me presidentin iranian: Konflikti të zgjidhet politikisht, të shmanget përshkallëzimi

17:41 | 10/03/2026
Irani kërcënon Trump pas paralajmërimit për Ngushticën e Hormuzit: “Kini kujdes…”

Irani kërcënon Trump pas paralajmërimit për Ngushticën e Hormuzit: “Kini kujdes…”

17:38 | 10/03/2026
Teherani kërcënon vendet e Gjirit, Zelensky dërgon ekspertë kundër dronëve iranianë

Teherani kërcënon vendet e Gjirit, Zelensky dërgon ekspertë kundër dronëve iranianë

17:17 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com