Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka kritikuar mënyrën e financimit të partive politike duke thënë se pranojnë para nga biznesmenë të cilët kërkojnë favore të mëdha pas zgjedhjeve.
“Lekët shkojnë drejt interesave të pushtetit që të kthehen mbrapsht. Fenomeni shqiptar, biznesmeni i sjell lekët fshehtas për partitë politike dhe thotë mos më nxirr emrin se më prish pune tek partia tjetër. Pas zgjedhjeve këta biznesmenë kërkojnë sërish paratë e investuara”, tha Shehi.
“Duhet që të ulen shpenzimet në fushatat elektorale. Ulja e shpenzimeve sjell më pak korrupsion dhe ndërhyrje për favore në tenderë e përfitime të tjera nga ana e bizneseve dhe atyre që kontribuojnë.”