Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rrugë prej floriri? Si i komenton Rama akuzat për aksin Milot-Balldren

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rrugë prej floriri? Si i komenton Rama akuzat për aksin Milot-Balldren

Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat e bëra nga opozita lidhur me segmentin rrugor Milot-Balldren, që sipas projektligjit të mbërritur në Kuvend do të kushtojë gati 260 milionë euro për 17.2 km.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri iu përgjigj akuzave për korrupsion, teksa tha se ky aks rrugor do të jetë i standardit A evropian.

Fjala e Ramës:

Të dyja rrugët që do ndërtohen janë rrugë të standardit A. E vetmja rruga e tillë është një pjesë e Rrugës së Kombit.

Rruga Tiranë-Elbasan ka kushtuar trefish se është bërë copë-copë që në fillim.

Thonë se vjedhim me aksin Milot-Balldren. Duke qenë rrugë e standardit A do jetë një rrugë ku nuk do bashkëjetojnë automjetet me bagëtitë.

Do të jetë rrugë e standardit A europian. Nga ana tjetër do jetë një rrugë që nuk do pengojë banorët në të dyja anët, por nuk do i lejojë të hyjnë mes aksit kryesor, por do të thotë që ka dy rrugë paralele për ta, rrugë shërbimesh për të gjitha ata që jetojnë në anët e rrugëve. Në ato rrugë ka 13 mirëmbajtje, se vepra e vetme që meriton një farë respekti është Rruga e Kombit, po s’meriton të gjithë respektin së pari për faktin që kushtoi mbi 1 miliard dhe akoma s’ka mbaruar, së dyti nuk përmbush standardin A dhe së treti nuk është se garanton atë që ne u detyruam ta bëjmë me vendosjen e pagesës, mirëmbajtjen e vazhdueshme të saj. Ndërsa me këto kontrata kemi mirëmbajtje për 13 vjet, cdo gjë është në përgjegjësi të kompanive.

E fundit janë kompanitë që investojnë nga kapitali i tyre dhe shteti paguan vit pas viti. Si mund të diskutohet për kilometrat në këtë farë feje?

Marrim Orikum-Llogara, të gjithë e kanë parë vetë me sy rrugën se si edhe sot e kësaj dite cedon. Shko riparo, kthehu arno, kthehu vendos.

Ne duam të bëjmë rrugë evropiane, me standarde evropiane. Deri dje vinin nga Kosova dhe s’kishte as mbikalim, as nënkalim, po ktheheshin në rrethrrotullime me goma në mes.

Rruga Milot-Balldren ka dy tunele në atë pjesë. Është për të ardhur keq por ne për këtë jemi zgjedhur dhe do bëjmë ato që kemi thënë.

Nuk mbaj mend njëherë të vetme një punë që nuk është bërë tabelë shpifje e të akuzave ende pa filluar. Gjithmonë e njëjta gjë, vjedhje-vjedhje-vjedhje. Nuk di të gjej një punë që kanë bërë ata që shajnë e baltosin që meriton respekt pakushte. Bënë rrugë, bënë rrugë, bënë rrugë, ca rrugësh bënë? Bënë tendera!/ Tirana Today

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Hajdari: “Ç’kusur kam të më akuzojnë se jam palë me ju?”, si ia kthen Rama

Hajdari: “Ç’kusur kam të më akuzojnë se jam palë me ju?”, si ia kthen Rama

Gjermania me perceptime të ndryshme për Shqipërinë

Gjermania me perceptime të ndryshme për Shqipërinë

Grabiti tre lokale në Has, kapet ‘skifteri’ 25-vjeçar

Grabiti tre lokale në Has, kapet ‘skifteri’ 25-vjeçar







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com