Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Rroftë miku e kuleta”/ Shqiptarët ankohen për pabarazi, por edhe vetë zgjedhin “mikun”

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Rroftë miku e kuleta”/ Shqiptarët ankohen për pabarazi, por edhe vetë zgjedhin “mikun”

Pjesa më e madhe shqiptarëve mendojnë se për të gjetur një vend pune, duhet të kesh mik ose para. Edhe pse papunësia është e lartë, sërish qytetarët nuk kanë shumë besim te institucionet si zyrat e punës, por preferojnë të kërkojnë ndihmë tek të njohurit. Kjo gjë vihet re edhe tek vetë kompanitë, ku departamentet e burimeve njerëzore për arsye besimi kërkimin për një vend të lirë e nisin nga punonjësit aktual për t’i sugjeruar një të njohur të vetë.

Duke përforcuar në këtë mënyrë edhe më shumë elementin “mik”. Por, edhe pse vetë qytetarët ankohen për mos pasjen e meritokracisë, përsëri edhe ata kur vjen puna për veten e tyre, zgjedhin të shfrytëzojnë “mikun”.

“Në Shqipëri funksionon edhe me mik, edhe me meritë. Por, përgjithësisht njihet puna e mikut dhe nuk i shpëtojmë dot kësaj derisa të ndryshohet sistemi. Unë personalisht kam hyrë në punë duke pasur njohje. Domethënë ka bërë punë edhe njohja, por sidomos në privat nuk të mban njeri nëse nuk ia bën punën. Normalisht që edhe i kemi mësuar ne dhe për punëdhënësit ka funksionuar kjo mënyrë, që ne të vazhdonim kështu me qëllim të vazhdonte puna.”

“Unë për veten time nuk kam hyrë asnjëherë me mik, vetëm me aftësi e zotësi. Bëhet fjalë në kohën time, se unë jam e vjetër. Kurse sot flitet vetëm me para dhe nuk ndikojnë aspak aftësitë.”

“Me mik, kështu kam hyrë vet në privat. Por, edhe në shtet shumica e të punësuarve kanë hyrë me mik. Shqipëria është rroftë miku e kuleta”

“Unë kam një biznes timin. Dhe nëse do të më vinin dy punëkërkues një që e kishte CV-në plot dhe një që ma sugjeron një mik, me shumë mundësi do të zgjidhja këtë të dytin. Sepse i besoj më shumë mikut.”

Por, kështu thellohet edhe më shumë mos konkurrenca dhe pabarazia në treg. Në pjesën më të madhe të rasteve punëdhënësit nuk përqendrohen në aftësitë, kualifikimet, apo profesionalizmi i kandidatëve. Duke pasur si pikë referimi fillestare sugjerimin nga “miku”.

“Nëse nuk ke mik apo lekë nuk hyn dot në punë. Mik nuk kemi, lekë jo ndaj ngelemi pa punë. Dhe fatkeqësisht pjesa më e madhe e shqiptarëve kështu janë. Qeveria e ka fajin për këtë sistem, sepse duhet të vërë ligje të forta. Nuk duhet të marrin lekë ata, sepse rrogën e kanë.”

“Unë punoj në Gjermani dhe atje nuk të njeh askush dhe nuk do t’ia dijë. Punën arrin ta gjesh vetëm me meritë. Nëse do të isha këtu duhet të kisha njohje, se ndryshe nuk funksionon.”

“Më mirë të hysh me meritë, sepse të jetë për mik nuk ia vlen fare. Pse duhet t’i japim lekë?! Nëse mbaron shkollën, ke diplomën nuk ia vlen të paguash apo të gjesh mikë. Në një kohë kur ti ke aftësi për atë pozicion. Dhe punëdhënësit nuk kanë nga shkojnë pa pranuar.”/ Tirana Today

Tags: ankohenkualifikimetkuletalekemeritokraciamikpabaraziprofesionalizmitpunësimishqiptaret

TË LIDHURA

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës
Aktualitet

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

17:57 | 16/02/2026
“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend
Politikë

“Precedent i rrezikshëm”, BIRN: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend

17:16 | 16/02/2026
Përfundon takimi Kurti–Rama, premtohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Politikë

Përfundon takimi Kurti–Rama, premtohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

16:57 | 16/02/2026
Next Post
Flamuri kuqezi “pushton” kalanë e Ohrit, policia e largon me “urgjencë”

Flamuri kuqezi “pushton” kalanë e Ohrit, policia e largon me “urgjencë”

Ekzekutimi i dy kushërinjve në Laç/ Gazetarja: Sot nuk hesht dot

Ekzekutimi i dy kushërinjve në Laç/ Gazetarja: Sot nuk hesht dot

Dokumenti/ Bashkëshortja e vëllait të Fatmir Xhafajt firmos për krijimin e Bindjes Demokratike

Dokumenti/ Bashkëshortja e vëllait të Fatmir Xhafajt firmos për krijimin e Bindjes Demokratike







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Fotoja me Gjestin në varrimin e të vëllait/ Egli Tako: “Aty vdiq njerëzimi…”
Showbizz

Fotoja me Gjestin në varrimin e të vëllait/ Egli Tako: “Aty vdiq njerëzimi…”

by mirseda
18:28 | 16/02/2026
0

E ftuar në studion e Shqipëria Live me moderatoren Sidorela Gjoni, ish-banorja e Big Brother VIP 4,...

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

“Sofra Tiranase”/ Hajdari: Synojmë plotësimin e Muzeut Historik të Tiranës

17:57 | 16/02/2026
Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

17:38 | 16/02/2026
Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

17:26 | 16/02/2026
Prokuroria: Katërshja e UÇK-së tenton të minimizojë përgjegjësitë për krime lufte

Prokuroria: Katërshja e UÇK-së tenton të minimizojë përgjegjësitë për krime lufte

17:21 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com