Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj janë regjistruar 29 raste infektimi, duke e çuar në 1,723 numrin totale të rasteve të regjistruara në Maqedoninë e Veriut.
Mediat vendase bëjnë me dije se 9 raste janë evidentuar në Shkup, 6 në Prilep, 5 në Tetovë dhe pjesa tjetër në Kumanovë, Strugë dhe Ohër.
Maqedonia e Veriut numëron deri më tani 95 viktima nga COVID-19. Më shumë se 1,200 persona janë shëruar, ndërsa 393 raste janë ende aktive. Prej tyre 21 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.