Në 24 orët e fundit në vend është vënë re një rritje e rasteve me infektime, por lajmi i mirë është se nuk ka patur humbje jete. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 4.471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, 65 qytetarë. Numrin më të lartë të infektimeve e ka Tirana, pasuar nga Saranda, Fieri, Elbasani, Shkodra.
Aktualisht janë 463 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (03 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 65
Të shëruar në 24 orë 35
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4,471
Testime totale 911,147
Raste pozitive 133,211
Raste të shëruara 130,291
Raste Aktive 463
Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 175
Elbasan 64
Vlorë 43
Shkodër 40
Lezhë 34
Kukës 29
Fier 27
Berat 23
Durrës 11
Korçë 11
Gjirokastër 6