Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rriten mes gurëve të kromit, ‘vocërrakët’ e Bulqizës të dënuar pa fëmijëri

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Rriten mes gurëve të kromit, ‘vocërrakët’ e Bulqizës të dënuar pa fëmijëri

Emisioni Fiks fare solli sonte një reportazh nga qyteti i Bulqizës, ku fëmijët 8 -10 vjeçarë punojnë në rrënojat e pirgjeve të braktisura pranë galerive për të mbledhur krom. Varfëria e tejskajshme ka detyruar shumë fëmijë të këtij qyteti të mbledhin dhe shesin krom.

Filmimet e kryera nga gazetarët e Fiks fare tregojnë gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet qyteti i Bulqizës, sakrificën e përditshme të fëmijëve dhe familjarëve të tyre , të cilët detyrohen të bëjnë këtë punë të rëndë për një pagesë minimale. Fitimi për këta fëmijë që punojnë në stogjet e kromit, në të zezë dhe pa asnjë masë sigurie, varion nga 600 deri ne 1000 lekë të reja në ditë.

Fëmijët e Bulqizës janë dënuar të mos kenë fëmijëri, ata nuk luajnë, por punojnë duke mbledhur krom apo “gurin me xixa”, siç e njohin fëmijët , për të ndihmuar familjet e tyre ekonomikisht.

Fëmijët e këtij qyteti i kalojnë ditët e pushimit në pirgjet e kromit. Nuk kanë kohë të luajnë dhe topin apo librin në dorën e tyre është zëvendësuar me kovën ku mbledhin kromin. Dhe kjo e gjitha për të lehtësuar sadopak familjet e tyre,për të nxjerrë pak të ardhura.

Megjithëse për këtë qytezë mbledhja e kromit nga fëmijët është një panoramë normale. Prindërit së bashku me fëmijët e kanë të vetmen mënyrë për të siguruar mbijetesën.

Në masivet e gurëve që janë krijuar nga puna disa vjeçare në sektorin minerar gjen gra dhe fëmijë që kërkojnë atë pak krom që mund të ketë mbetur, për ta shitur më pas tek kompanitë apo individët që merren me tregtimin e kromit. Minerali që mblidhet prej tyre blihet me 5 leke kilogrami nga disa firma apo persona, të cilët më pas e rishesin mineralin me 18 ose 20 lekë kilogramin. Fitimi për këta fëmijë që punojnë në stogjet e kromit, në të zezë dhe pa asnjë masë sigurie, varion nga 600-1000 lekë të reja në ditë.

Panorama e gjithë stogjeve ishin punëtorë të ndryshëm që mbanin në kurriz arka e kova me krom. Mundimi i fëmijëve që shpesh nuk e ngrinin dot kovën e kromit në shpinë, dukej qartazi. Nevoja nuk i lë të dorëzohen dhe më ndihmën e shokëve e kryenin edhe këtë punë. Fëmiëjt treguan për Fiksin se familjet e tyre janë në gjendje shumë të keqe ekonomike dhe se mbledhja në stogje është e vetmja mënyrë për t’u ushqyer.

“Nuk marr ndihmë ekonomike, nuk kam rrogë, nuk kam ku të punoj, kam marrë me vete dhe fëmijët” thotë nëna e tre fëmijëve e cila bashkë me ta gërmon në rrënojat e pirgjeve të braktisura pranë galerive për të mbledhur krom.

Gazetarët e Fiksit gjetën fëmijë duke gërmuar në pirgje për gurë kromi, njëri prej tyre vetëm 8 vjeç thotë se ka shume kohë që e bën këtë punë ” Tani jam në klasë të dytë, e kam bërë edhe kur isha në klasë të parë, tani jam mësuar, mbush tre kova në ditë e fitoj 6 mijë lekë të vjetra ” tregon fëmija i klasës së dytë. “E dalloj prej xixave, është gur me xixa”, i thotë një i mitur gazetares së Fiksit pasi pyetet prej saj për mineralin e “çmuar”.

Vëllai i tij thotë se ai ka punuar edhe më i vogël se 7 vjeç. “Unë e kam nisur punën më i vogël se vëllai, në shtëpinë tonë punojmë ne të dy dhe babi në lavazh” tregon 13 vjeçari për Fiksin.

Një grua 66 vjeçare tha se e ka pensionin 50 mijë lekë të vjetra dhe se nuk i mjaftonin, ndaj ishte e detyruar të dilte të mblidhte krom. “Më ka mbuluar disa herë dheu dhe mezi kam dalë, por ç’të bëj nuk më mjafton pensioni ” tregon e moshuara , përreth së cilës mblidhnin krom nipërit dhe e grumbullonin afër saj. /Top Channel/

Tags: Bulqizësfemijetgurëvepa fëmijërirritente denuartë kromit

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Viti i ri akademik, sërish gjendje e mjerueshme në konvikte

Viti i ri akademik, sërish gjendje e mjerueshme në konvikte

Berisha i “zhgënjyer” me SHBA: Arvizu bënte fushatë për Ndokën e Frrokun

Laboratori i heroinës në Has/ Berisha: U arrestuan fshatarët, jo bosët e drogës

Berisha nxjerr emrin: Kush është ish-deputeti që hedh ‘në erë’ Edi Ramën, i di gjithçka!

Berisha nxjerr emrin: Kush është ish-deputeti që hedh ‘në erë’ Edi Ramën, i di gjithçka!







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com