Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rreziqet e vaksinimit elektoral

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Beteja Presidenciale për kushtetutshmerinë e zgjedhjeve
Nga Artan Hoxha 
Mbas rreth tre muaj vaksinim me pikatore u arrit të fillohet vaksinimi në shkallë të gjerë falë shtimit të llojeve të vaksinave në përdorim, përfshirë ato kineze e ruse, dhe kontraktimit të një sasie, që, sipas qeverisë, deri në fund të majit do të mundësojë, vaksinimin e rreth 500 mijë personave, moshat e treta kryesisht si dhe punonjësit e shëndetësisë, të arsimit e ndonjë kategorie tjetër. Sasinë më të madhe në këtë fushate, si për ironi te fatit, me sa duket e kanë zënë e do ta zënë vaksinat kineze.

Këtë rezultat te pritshëm, mjaft me te mire se ç’e kishim ne torbe deri pak dite me pare, por mjaft pak për te fituar sigurinë e nevojshme, Rilindja po e propagandon si mrekullinë e vet shpëtuese. As shpikësit e vaksinës, as prodhuesit e saj nuk do te mburreshin kaq shume sa Rilindja jone. As qeveritë e vendeve ne krye te klasifikimit vaksinues ne bote.

Fushata e ka bere Rilindjen te papërmbajtshme ne mburrje ndërsa nxiton t’i afroje artificialisht sukseset qofte edhe aq sa t’i beje ato te perceptueshme, te vërteta te prekshme apo te sigurta, sa me përpara 25 prillit. Ndaj dhe po premton nje vere pa kufizime e pa maska qe tani ne mars.

Propaganda e shfrenuar, duke fryre dhe/ose afruar ne kohe efektet e pritshme, si dhe nxitimi operacional, pa përgatitjen e duhur, organizative, logjistike dhe informative, sjellin dëme qe, me një tjetër metode, do te ishin te evitueshme.

Plani operacional është i panjohur për publikun ne detajet e veta e ne lidhjen e tij me vete personin e interesuar. Te vjetrit ne moshe janë ne pritje te lajmërimit nga mjeku i familjes. Nuk ka një kalendar te shpallur për kohen dhe radhën sipas grup moshave deri tek individi. Ndërsa mund te besh vaksinën e pare, nuk dihet se kur te vjen radhe për te dytën. Dëshira për te rene ne sy e për te krijuar perceptimin e masivitetit çoi ne përdorimin e stadiumit apo te sheshit Skënderbej, ku vërehen grumbullime te rrezikshme turmash ne çadrat elektoralo-vaksinuese.

Kryerilindesi s’la gjë pa thënë për rrezikshmërinë shëndetësore te mitingut te PD ne Tirane dhe pritjeve te Bashes ne qytete te tjera nga turmat por vete po i mbledh te vjetrit truma-truma ne shesh, e ku, para se te bëjnë vaksinën mund te marrin virusin nga i cili, te gjorët, janë ruajtur gjithë dimrin duke mbajtur maska e duke dale nga shtëpitë veçse për psonisje te te domosdoshmeve.

Por, ndërsa vaksinimi do ece me grafikun e vet ditor e, deri nga fundi i majit, nëse gjithçka shkon sipas skenarit me optimist, do jene vaksinuar diçka me pak se çereku i popullsisë se rritur e ndoshta te gjithë ato mbi 70 vjeç, propaganda e shfrenuar rilindëse mund te krijoje iluzionin se rreziku iku qe tani e te nxisë kështu sjellje te pakujdesshme ne shoqëri. Kjo nga ana e saj rrit mundësinë për përhapje te mëtejshme e vijuese te virusit me pasojat e veta, rrënuese për një pjese te konsiderueshme e vdekjeprurëse për disa jo te pakte.

Ecuria e deritanishme e sëmundjes ne vendin tone ka treguar se sa here qe është krijuar iluzioni se rrezikshmëria ka rene, përhapja e sëmundjes është rritur dhe pasojat, përfshire vdekjet, janë rritur e renduar gjithashtu.

Kështu, ne vëren e vjetshme shoqëria, e ndikuar nga ndjenja triumfaliste, induktuar nga propaganda qeveritare bazuar ne rezultatet e fazës se pare mars-maj, u soll shkujdesshëm për rrjedhoje, treguesit e sëmundjes dhe ai i vdekjeve u rriten ndërsa thuajse e gjithë Europa mori fryme e lehtësuar.

Pavarësisht e ne vijimësi Rilindja nuk rreshti se propaganduari se situata është nen kontroll, se strategjia vjeshte-dimër garanton miremenaxhim e siguri, se Shqipëria është nga vendet me treguesit me te bute te sëmundjes dhe efekteve te saj etj.

Për rrjedhoje, shoqëria ne tërësi vijoi sjelljen e shkujdesur derisa shkalla e përhapjes se sëmundjes dhe vdekjet arritën kulmin ne nëntor-dhjetor, duke na klasifikuar, ne fund te vitit 2020, si vendin me treguesin me te larte ne kontinentin europian, me 26%, te shtesës se pazakonte te vdekjeve – afro 28 mije vdekje ne vitin 2020 kundrejt me pak se 22 mije vdekje si mesatare shumëvjeçare, ndërsa ishin raportuar vetëm 1181 vdekje nga COVID19. Pra, 5 here me pak se vdekjet shtese, 5 here zbukurim i realitetit te dhimbshëm mortor.

Vdekjet shkaktuan frike, frika vetëpërmbajtje e kjo solli uljen e kurbës ne fund te dhjetorit deri nga fundi i janarit. Masat kufizuese qeveritare, gjate gjithë gjashtëmujorit te dyte 2020 e me pas ishin e mbeten te buta deri ne mesatare – pra pa efekt te ndjeshëm ne ulje-ngritjet e forta te kurbës se sëmundjes dhe efekteve te saj.

Shqipëria Buzëqesh – slogani rilindes i fillim janarit 2021 ka qene, me mjaft gjasa, një tjetër faktor nxitës i shkujdesjes dhe mendjelehtësisë shoqërore, qe u pasua nga rritja e tmerrshme e kurbes se sëmundjes dhe vdekjeve ne shkurt e gjysmën e pare te marsit 2021.

U desh përsëri tmerri nga vdekjet, arritja e mbi 40% te shtese se pazakonte te vdekjeve ne 12 muaj pandemie (mbi 9 mije vdekje me shume se zakonisht, ndoshta 10 mije, ndërsa janë raportuar deri dje veçse 2227 vdekje nga COVID19), qe njerëzia te mblidhte mendjen e te ruhej, gjë qe risolli uljen e kurbës se sëmundjes ne fund te marsit.

Ne çdo faze e vale, përveç asaj ne mars-maj 2020, propaganda qeveritare ka nxitur sjelljen e shkujdesur shoqërore. Ndërsa ishte e detyruar te mos përdorte masat e rrepta kufizuese nga qershori e ne vijim, pasi këto do shkaktonin pasoja te papërballueshme edhe ne ekonominë kombëtare edhe ne psikologjinë shoqërore, rilindja duhej te ishte treguar e kursyer ne propagande dhe e pa kursyer ne informacion te pa zbukuruar mbi realitetin e sëmundjes, e kjo do ndikonte për mire ne sjellje vetjake te individëve dhe shoqërisë ne tërësi. Rilindja beri te kundërtën. Pasojat tashme dihen.

Te njëjtën metode propagandistike – zbukurim i realitetit, ulje e perceptimit te rrezikut – Rilindja po përdor edhe ne këtë faze te sëmundjes dhe vaksinimit e kjo s’ka se si te mos ketë pasoja negative, te matshme e te pamatshme, ne shëndetin e njerëzve.

Sa për efektivitetin dhe (pa)rrezikshmërinë e vaksinave te ndryshme, ndërsa qeveritë e kombeve te qytetëruara, te ndjeshme për jetët njerëzore, vlerësojnë çdo rrezik a supozim rreziku dhe i hedhin hapat me shume maturi, bazuar ne vlerësime shkencore dhe institucionale, kjo e jona e rilindur, po përdor çdo vaksine, pa kut e mase, duke injoruar cdo hezitim a rezerve qe diskutohet sot hapur e botërisht. Njësoj si qeveritë e kombeve me te prapambetura a diktatoriale.

Kryerilindësi ne Opinion tha pak a shume se gjersa turqit dhe arabet e përdorin dhe e vlerësojnë pozitivisht vaksinën kineze e, ndërsa shqiptaret kane besim tek doktorët turq dhe respekt për sheikët arabe, kaq i mjafton Kryerilindesit qe te ketë besim te plote për cilësinë e kësaj vaksine dhe për ta bere, pa menduar me gjate, vaksinimin masiv te pleqërisë shqiptare me te. As shkence as institucion.

Zoti i ruajte pleqtë tanë e ju dalte për hajr! /tpz/

Tags: Artan Hoxhafushata elektoralerilindjavaksinimi

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post

Besimi kundër ndryshimit apo vlera elektorale e vaksinave

Bindje apo rebelim?

Shpresa përballë poshtërimit

Barcelona kthehet për Lautaro Martinezin

Barcelona kthehet për Lautaro Martinezin

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com